14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Egli dhe Gjesti diskutojnë ndjenjat pas takimit me Ish-Partnerin: ‘Nuk U ndjeva mirë’

Në spektaklin e së martës të “Big Brother VIP Albania 4”, Egli Tako ndau momente nga e kaluara e saj, duke përmendur ish-partnerin, këngëtarin Olsi Bylyku. Ky rrëfim u pasua me një surprizë të papritur, kur Olsi erdhi në shtëpi dhe i dha një mesazh emocionues Eglit, duke e prekur thellë atë.

Pas këtij takimi, Egli dhe Gjesti diskutuan ndjenjat e tyre, ku Gjesti shprehu shqetësimin për takimin e papritur të Eglit me Olsin. Nga ana e saj, Egli e shpjegoi se ishte një emocion i papritur, pas kaq shumë kohësh që nuk kishte kontaktuar me të.

Pjesë nga biseda e tyre:

Gjesti: “Nuk u ndjeva mirë kur u takove me të.”

Egli: “Atë po mendoja gjithë kohës kur isha aty, prandaj erdha të të puthja direkt ty. Doja të të puthja në buzë.”

Gjesti: “Nuk ke nevojë me më puth pas takimit.”

Egli: “Edhe për mua ishte aq bombë sa e ke parë ti. Kurrë se kisha menaxhuar e shihja përballë dhe thoja është apo… Asnjë lloj ndjenje.”

Gjesti: “Po valla, krejt, emocione.”

Egli: “Emocion nga e papritura, kam dy vite e kusur që nuk e shoh fare. As nëpër Tiranë. Është hera e parë pas ditës kur kam ikur në shtëpi time.”

Gjesti: “Qëllimi nuk e di çfarë ke, në rregull po nuk po di pse me ndodh bash tani. Këtë s’po e kuptoj. Pse për linjën e jetës ish i dashuri.”

Egli: “Mirë se është pjesë e linjës së jetës, për të dhënë një mesazh. Ke përmendur ti dikë, nuk ka qenë ajo që të përmendnin këtu. Ta sollën edhe ty.”

Gjesti: “Unë nuk e kam përqafuar as nuk fola.”

Egli: “Unë kam jetuar pesë vite, mos ngatërro gjërat. Po them, dukej si i huaj. Më trembi ndjesia, shumë kohë pa e parë fare. Asnjë lloj emocioni.”

Gjesti: “Qëndrimi yt pat diçka. Dyqysh e përqafove.”

Egli: “U çudita se ishte një takim që e kisha kërkuar shumë kur u ndamë dhe nuk e bëri.”

Ky moment i ngarkuar emocionalisht ka nxjerrë në pah ndjenjat e Eglit për ish-partnerin e saj, ndërsa Gjesti ka shprehur shqetësimin për situatën. Përballja me të kaluarën duket se ka qenë një moment i papritur dhe i fuqishëm për Eglin, duke sjellë një bisedë të ndjerë me partnerin e saj të tanishëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...