22.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Video/Përplasje fizike mes Ilir Demaliajt dhe Kujtim Gjuzi në një hotel në Tiranë

Një sherr i rëndë ka ndodhur në ambientet e hollit të një hoteli në Tiranë, ku protagonistë kanë qenë dy figura të njohura për publikun: Ilir Demaliaj dhe Kujtim Gjuzi. Në një video që ka shpërndarë shpejt në rrjetet sociale, shihet se Demaliaj lëshon një shkelm ndaj Kujtim Gjuzi, i cili tenton fillimisht të ikë nga përplasja.

Përpjekjet për të ndaluar sherrin nga një grua që ishte pranë Demaliajt nuk kishin sukses, pasi ai e shtyn dhe e rrëzon gruan për tokë. Sherri ka ndodhur në një moment tensioni, por ende nuk dihen detajet e plotë të motivit që ka sjellë këtë përplasje fizike.

Ilir Demaliaj ka qenë i njohur në periudhën e fundit për qëndrimet mbështetëse ndaj Kryeministrit Edi Rama, ndërsa Kujtim Gjuzi, ish-deputet dhe aleat i Sali Berishës, ka qenë i angazhuar politikisht në fushatën e zgjedhjeve të 11 Majit. Përplasja mes tyre vjen pas një periudhe tensioni politik, ndërsa hetimet për sherrin pritet të vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Maliqi sulmon vendimin për Kuçovën: “Duhej shkarkuar dhe përballur me drejtësinë”

0
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke...

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA, mes simbolikës historike dhe sfidave diplomatike

0
Vizita shtetërore e Charles III dhe Camilla në Shtetet e Bashkuara po konsiderohet një moment kyç për marrëdhëniet anglo-amerikane, në një kohë simbolike që...

Sulm kibernetik masiv trondit futbollin botëror, publikohen mijëra të dhëna konfidenciale

0
Një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë digjitale në historinë e sportit ka goditur futbollin ndërkombëtar, duke ekspozuar mbi 150 mijë dokumente personale...

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...

Lapaj akuza të forta për naftën: ‘Del si ujë në Kuçovë, por shqiptarët paguajnë...

0
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ngritur shqetësime të forta për menaxhimin e sektorit të naftës në vend, duke e cilësuar situatën...