Moderatorja e njohur Einxhel Shkira dhe partneri i saj, Dj Dagz, po presin fëmijën e tyre të dytë. Lajmi i ëmbël është pritur me entuziazëm nga fansat e çiftit, të cilët kanë ndjekur nga afër historinë e tyre të dashurisë që nisi në “Big Brother VIP Albania”.
Teksa ditët e fundit të shtatzënisë po afrojnë, Einxhel ka ndarë me ndjekësit një “problem” të vogël me gardërobën e saj. Ajo rrëfen me humor se ose veshjet e saj janë të njëjtat gjatë gjithë muajit, ose detyrohet të ndërrojë deri në katër herë në ditë.
Në një video të postuar në ashensor, moderatorja ka prezantuar veshjen e saj, ku vëmendjen më të madhe e ka marrë barku i saj i rrumbullakosur.
Einxhel dhe Dagz, të cilët e kurorëzuan dashurinë e tyre me një familje të bukur, aktualisht po jetojnë mes Tiranës dhe Prishtinës, duke shijuar këtë periudhë të veçantë në jetën e tyre.






