8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Ekonomia e Iranit: Sanksionet, eksportet e naftës, dhe përballja me standardin e jetesës

Sanksionet ndaj Iranit kanë pasur pasoja të ndryshme në ekonominë e vendit, siç tregohet nga situata aktuale. Edhe pse SHBA dhe BE po përpiqen të vendosin sanksione të reja, Irani ka arritur të rrisë eksportet e naftës dhe të marrë të ardhura të konsiderueshme në këtë sektor. Megjithatë, kjo nuk ka sjellë përmirësim në jetën e përgjithshme ekonomike për shumicën e popullsisë.

Në fakt, sanksionet dhe zhvlerësimi i rialit kanë sjellë një rritje të inflacionit dhe një ulje të standardit të jetesës për shumë njerëz në Iran. Shpenzimet për mallra ushqimore janë rritur ndjeshëm, duke prekur veçanërisht shtresat më të varfra të shoqërisë.

Në këtë kontekst, ka një përzierje të thellë midis sferës politike dhe ekonomisë në Iran, e cila ushqen një politikë klienteliste dhe të shpërndarjes së pasurive. Korupsioni dhe mungesa e transparencës janë sfida të mëdha në këtë kontekst, duke ndikuar në perceptimin e korrupsionit në vend.

Eksportet e naftës mbeten një faktor kyç për ekonominë e Iranit, por këto të ardhura nuk kanë reflektuar në përmirësimin e jetës për shumicën e popullsisë. Sanksionet e vazhdueshme dhe çështjet gjeopolitike të tensionuara, si dhe mosmarrëveshjet me vendet fqinje, vështirësojnë situatën ekonomike dhe shoqërore në vend.

Eksportet e naftës vendimtare

Teherani ia ka dalë në tre muajt e parë të këtij viti të shesë mesatarisht 1,56 milionë fuçi nafte në ditë, dhe gati të gjithën tek Kina. Kjo ka qenë vlera më e lartë e shitjeve që nga viti 2018. “Iranianët e zotërojnë mirë artin e anashkalimit të sanksioneve”, citohet Fernando Ferreira i “Rapidan Energy Group” nga gazeta Financial Times. “Nëse qeveria e Bidenit do të arrijë vërtet diçka këtu, ajo duhet që ta vendosë fokusin tek Kina.”

SHBA vetë është ndërkohë shumë më e pavarur nga eksportet e naftës nga Lindja e Mesme. Megjithatë ashpërsimi i sanksioneve kundër Iranit do të çonte në rritje të çmimit të naftës në tregjet botërore dhe do të kishte pasoja edhe në rritjen e inflacionit. Për presidentin Biden në këtë vit zgjedhor kjo do të thoshte t’i hapte vetë derën rivalit të tij, Donald Trump.

Por pavarësisht, nëse sanksionet shkallëzohen ose jo – Do të ishte ekonomia e Iranit gati të përballonte një shkallëzim të konfliktit me Izraelin? Përgjigja e profesorit të ekonomisë, Djavad Salehi-Isfahani është e qartë: “Në tërësi ajo nuk është gati për një konflikt të gjatë luftarak. Prandaj ata (pushtetmbajtësit në Teheran, shën.red.) kanë treguar shumë kujdes të mos përzihen shumë në luftën e Gazës. Dhe sulmi kundër Izraelit ishte më shumë një gjë simbolike, se sa një sulm që donte vërtet të sillte dëme.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...