34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sondazhet dhe vlerësimi për SPAK-un: Një analizë nga portalet online dhe terreni

Disa sondazhe janë zhvilluar online ditët e fundit për SPAK-un, meqë ka qenë së fundmi në qendër të debateve publike. Në sondazhet online, marrin pjesë shqiptarë të këtushëm, por edhe shumë nga ata që janë jashtë Shqipërisë.

Kështu, deri të shtunën në darkë, tek sondazhi i portalit Shqiptarja.com, 83% e audiencës anonte pozitivisht për SPAK-un (rreth 5500 pjesëmarrës); tek sondazhi i portalit të Top Channel, 79% e audiencës anonte pozitivisht për SPAK-un (rreth 10500 pjesëmarrës); tek portali BalkanWeb, 67.5% e audiencës anonte pozitivisht për SPAK-un (rreth 7300 pjesëmarrës).

Para se SPAK-u të vihej në qendër të debateve më të fundit publike për të, unë drejtova një sondazh rigoroz në terren nga Konispoli në Vermosh, ku kishte edhe pyetje për SPAK-un (ndër shumë e shumë të tjera). Rezultoi se rreth 65% e shqiptarëve të këtushëm anononin pozitivisht për SPAK-un.Meqë në portalet e sipërcituara votojnë edhe shumë shiptarë jashtë kufijve të vendit, kurse në sondazhin e drejtuar nga unë u anketuan vetëm banorë të rritur në terrenin e Republikës së Shqipërisë, një ndërthurje e përafërt e këtyre sondazheve na çon te konkluzioni i përafërt statistikor se aktualisht, mbi 70% e shqiptarëve kudo që ndodhen anojnë nga vlerësimi pozitiv për SPAK-un, dhe më pak se 25% kanë vlerësim kanë vlerësim negativ.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...