11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko: Dhuna ndaj deputetëve në PD vjen nga ambiguiteti i situatës juridike

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, ka shprehur mendimin se konflikti mes deputetëve të Partisë Demokratike (PD), si Flamur Noka dhe Gazment Bardhi nga njëra anë dhe Flutura Açka nga ana tjetër, vjen nga ambiguiteti i situatës juridike të PD. Soko ka vlerësuar se veprimet e dhunshme kanë zero efekt për plotësimin e kërkesave të selisë blu, dhe ka theksuar nevojën për zgjidhje juridike për të shpëtuar nga kjo situatë.

Sipas Sokos, situata juridike e PD është në ambiguitet, dhe një zgjidhje juridike do të çonte në qetësimin e tensioneve. Ai ka theksuar se dhuna është gjithmonë zgjidhja e fundit dhe se veprime të tilla nuk kanë ndikim në realizimin e qëllimeve institucionale të partisë.

“Ngjarjet janë të turpshme, është e kot ta komentosh. Problemi që unë kam me këtë është çfarë duam të arrimë. Në qoftë se arrijnë të marrin komisionet hetimore që janë shumë të rëndësishme, me këto mjete, bujrum e justifikoj, por a i marrin dot?! Zgjidhja e dhunës është gjithmonë e fundit. E provuan të rrihnin një tjetër deputet dhe s’e morën zgjidhjen,” tha Soko.

Duke folur mbi reformën zgjedhore, Soko theksoi rëndësinë e një sistemi proporcional kombëtar si një faktor rritës për demokracinë. Ai shprehu përkushtimin e tij për një sistem proporcional kombëtar që do të ndihmonte në korrigjimin e anomalive aritmetike dhe shpërndarjen e pushtetit në mënyrë më të drejtë në politikën shqiptare.

“E gjithë kjo situatë prodhohet ngaqë situata juridike e PD është në ambiguitet. Në momentin që do ketë një zgjidhje juridike edhe këto përplasje do marrin një drejtim. Ngjarjet janë të turpshme, është e kot ta komentosh. Problemi që unë kam me këtë është çfarë duam të arrimë. Në qoftë se arrijnë të marrim komisionet hetimore që janë shumë të rëndësishme, me këto mjete, bujrum e justifikoj, por a i marrin dot?! Zgjidhja e dhunës është gjithmonë e fundit. E provuan të rrihnin një tjetër deputet dhe s’e morën zgjidhjen. Do rrahësh Panon që është anëtar komisioni, a ta jep zgjidhjen?! Jo. Rruga është e qartë, zgjidhja e forcës është e fundit. Forca është kur i ke ezaruruar të gjitha institucionet. Këta s’kanë ezauruar as hapat institucional. Nuk kam dëgjuar një argument pse nuk shkojnë në Gjykatën Kushtetuese. Kanë hallin e Sali Berishës, shumë dakord. A i zgjidh gjë Berishës kjo gjëja?! A po ia lehtësojnë akuzat?! Nuk kanë efekt, janë zero. Nëse do e godasësh aty ku i dhëmb, te akuza, SPAK-u, korrupsioni që e bën transparent, kështu e dëmton ti Ramën”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...