-0.5 C
Tiranë
Monday, December 15, 2025
spot_img

Ekstradobet nga Italia i dyshuar se kishte vrarë vëllezrit vlonjatë, lihet i lirë nga Gjykata e Vlorës

Vetëm pak ditë pasi u ekstradua nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hashon, ngjarje e ndodhur në vitin 1998, 47-vjeçari Gerti Selimaj është lënë i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës.

Në datën 28 mars, gjyqtarja Vjola Canaj, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, duke shuar masën ‘arrest me burg’. Me këtë vendim, gjyqtarja ka liruar nga burgu 47-vjeçarin.

“Lidhur me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit, gjykata çmon se me aktet e ndodhura në dosjen hetimore, del se masa e sigurimit për këtë të dyshuar, është jo ajo e kërkuar nga prokuroria, pra arrest në burg, por ajo e arrestit në shtëpi parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedures Penale, për shkak se ekzistojnë kushtet dhe kriteret”, thuhet në arsyetimin e gjyqtares.

Ky vendim i gjyqtares ka sjellë edhe reagimin e familjarëve të viktimave të cilët kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit, vendimin e gjyqtares, të cilin e kanë quajtur të paarsyetuar. Sipas tyre, gjyqtarja ka liruar një të dyshuar për vrasje me paramendim. Ato shtojnë se vendimmarrja e gjyqtares mund të ketë të bëjë me ndonjë aferë korruptive dhe me vendim abuziv.

Në këto kushte, familjarët kërkojnë që të verifikohet ankesa e tyre dhe të merren masat e nevojshme kundër gjyqtares.

‘Si mund të lihet i lirë një vrasës që ka kryer vrasje të dyfishtë. Kemi 20 vjet që po presim këtë drejtësi dhe gjykata e lë në arrest shtëpia. Duhet ta kthej shteti në burg” tha për mediat djali i Elmaz Hashos, Xhuliano.

“Unë jam gruaja e Beqir Hashos. Besoja tke drejtësia dhe drejtësisë shqiptare i kërkova që të zbardhet çështja. Mos na vrisni për herë të dytë”, tha gruaja e Beqir Hashos, Mimoza Hasho.

Një muaj më parë, Selimaj u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë caktoi masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Selimaj u arrestua më 12 mars në Itali, ku u kap në një apartament në zonën e Martina Franca për llogari të drejtësisë shqiptare, 23 vite pas vrasjes së dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hashon. Më pas u ekstradua në vendin tonë.

Si ndodhi ngjarja? Një i afërm i Gerti Selimajt atëherë mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë. Dy vëllezërit Hasho, Beqir dhe Elmaz Hasho, e dërguan në spital, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten edhe sot enigmatike. I afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj iu kërkoi llogari vëllezërve mbi një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja. Mes tyre ndodhi edhe një përplasje në spital, konflikt i cili pak ditë më vonë, agravoi me vrasjen e 2 vëllezërve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

SpaceX hap shitje aksionesh para IPO-së, vlerësohet në 800 miliardë dollarë

0
SpaceX po përgatitet të dalë në bursë vitin e ardhshëm dhe ka nisur një shitje dytësore të aksioneve që do të vlerësonte kompaninë në...

Publikohen fotot e autorëve të sulmit terrorist në Sydney: 12 të vrarë, shënjestër komuniteti...

0
Janë publikuar fotot e dy autorëve të sulmit terrorist të ndodhur në Sydney të Australisë, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 29...

Einxhel Shkira mohon lajmet për aksident: “Nuk pësova aksident, theva këmbën në shtëpi”

0
Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjetet sociale, sipas të cilave ajo kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një...

“Të fortët e shtetit” zënë hapësirën publike – Denoncim për parking të paligjshëm në...

0
Një denoncim shqetësues është publikuar ditën e sotme lidhur me parkimin e paligjshëm në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë, pranë një sheshi...

“Familje përgjithmonë” – Amy Schumer dhe Chris Fischer i japin fund martesës 7-vjeçare

0
Aktorja dhe komediania e njohur amerikane Amy Schumer ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Chris Fischer, duke i dhënë fund zyrtarisht martesës së...