5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ekstradohet nga Italia Emri Hysenaj, anëtari i grupit kriminal të Troplinëve: “Trafikonte drogë drejt Europës”

39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar do të vuajë masën e sigurisë “Arrest në burg” e caktuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Artikulli:

Anëtari i një grupi kriminal që trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian, Emri Hysenaj, është ekstraduar nga Italia në vendin tonë.

Sipas policisë, 39-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të njohur si Troplinët.

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se gjatë vitit 2021, Hysenaj ka trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria drejt vendeve të Europës, për llogari të grupit kriminal.

Ekstradimi u realizua pas një bashkëpunimi të ngushtë mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Romës, duke finalizuar procedurat ligjore për rikthimin e shtetasit shqiptar në Shqipëri.

Në muajin prill të vitit 2025, GJKKO-ja kishte vendosur arrest në burg për Hysenajn, duke e konsideruar pjesëtar të një grupi të strukturuar kriminal dhe duke ngritur akuza serioze për trafikimin e lëndëve narkotike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...