24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ekuadori mobilizon 10,000 ushtarë: “Do luftojmë bandat e drogës që kërcënojnë qytetin”

Autoritetet ekuadoriane kanë vendosur 10,000 ushtarë dhe pjesëtarë të forcave speciale për të luftuar bandat e drogës, të cilat janë përgjegjëse për rritjen e aktivitetit kriminal në vendin e Amerikës Latine, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ekuadori, i vendosur midis Kolumbisë dhe Perusë, dy nga eksportuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, po përballet me një përshkallëzim të dhunës për shkak të përplasjeve mes bandave të lidhura me kartelet meksikane dhe kolumbiane. Sipas burimeve, mafia shqiptare po shtrin gjithashtu aktivitetin e saj në këtë zonë, duke rritur kompleksitetin e situatës.

Qeveria e Presidentit Daniel Noboa, aleat i SHBA-së në rajon, ka urdhëruar që forcat e sigurisë të veprojnë në Guayaquil, qytetin më të madh të vendit, ndërsa avionë me personel ushtarak janë dërguar edhe në portin strategjik të Mantës.

Ministri i Mbrojtjes, Giancarlo Loffredo, deklaroi se operacionet do të vazhdojnë për një periudhë të pacaktuar, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e trupave të tyre për një mision të përkohshëm kundër trafikut të drogës.

Autoritetet theksojnë se qëllimi është të ndalojnë aktivitetin e karteleve dhe të rikthejnë sigurinë në qytete kritike, duke frenuar rrugët e trafikut të drogës që kalojnë përmes vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Përplasen tre mjete pranë ish-Divizionit, policia nis hetimet

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit, aty ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policisë Kufitare. Në ngjarje...

“Faleminderoj publikun, pa të nuk do isha këtu”/ Mimoza Ahmeti fiton ‘Ferma VIP 3’,...

0
Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke triumfuar në finalen e madhe përballë Ilir Shaqiri. Pas një rrugëtimi...

“DOSJA ARUBA”/ Si dyshohet se paratë e drogës dhe pronat e tjetërsuara u futën...

0
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes së koduar “Aruba”, ku dyshohet se të ardhurat e përfituara nga...

“U fsheh pas rrëzimit të lirimit me kusht”/ Arrestohet në Belgjikë ‘Gert Gjenerali’, i...

0
Gert Gjinarari, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali” dhe i konsideruar prej vitesh si një nga emrat më të njohur të botës së krimit...

“Plani 25-vjeçar i narkotrafikut për Shqipërinë”/ Akuza të forta pas operacionit të SPAK: “4...

0
Pas megaoperacionit të SPAK dhe autoriteteve partnere europiane kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave, janë artikuluar akuza të forta lidhur me...