14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Veliaj pret Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico/ “Kemi përgatitur një super agjendë për Javën e Kulturës Italiane”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico. Gjatë takimit, Veliaj vuri theksin edhe tek miqësia vëllazërore mes dy popujve.

Kreu i bashkisë i dhuroi Kryetarit të Dhomës së Deputetëve “Çelësin e Tiranës”, duke vlerësuar kështu mikpritjen e vendit fqinj për mijëra shqiptarë në vitet e tranzicionit. Në qendër të bisedës mes tyre ishte edhe agjenda e Javës së Kulturës Italiane.

“Ju ishit të parët që hapët zemrën dhe derën për shumë emigrantë shqiptarë. Ata sot kanë krijuar familje, biznese, janë integruar dhe ndonjëherë janë bërë edhe më italianë se italianët, pasi Italia është kthyer në shtëpinë e tyre të dytë. Sot, në këto kohë të vështira ku po jetojmë, po bëhet shumë e rëndësishme të kuptojmë se cilët janë miqtë tanë. Kur shikon se çfarë po ndodh në Ukrainë me sulmin rus, jemi shumë mirënjohës që kemi fqinj Italinë. Një Itali, e cila na ka ndihmuar në ditët e vështira dhe me të cilët po rritemi bashkë në këto ditë të mira.

Këtë vit, së bashku me ambasadorin italian në Tiranë, kemi përgatitur një super agjendë për Javën e Kulturës Italiane. Fillojmë në datën 2 qershor, por në Shqipëri javët e kulturës italiane ndodhin çdo ditë e çdo vit. Ndaj, ndihem shumë i lumtur që sot ju dhuroj Çelësin e qytetit të Tiranës, si shenja e një dere të hapur, e një zemre të hapur. Ndaj, ju’a dhuroj këtë Çelës në emër të Këshillit Bashkiak dhe qytetit të Tiranës, të cilën dua ta konsideroni si shtëpinë tuaj të dytë”, theksoi Veliaj.

Nga ana e tij, Fico i ka dhuroi kryebashkiakut një kujtim nga Dhoma e Deputetëve të Italisë, duke shprehur në këtë mënyrë vlerësimin për lidhjen mes dy popujve dhe përshtatjen e shqiptarëve në vendin fqinj. Ai vlerësoi faktin se Tirana është përzgjedhur “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, si edhe ndryshimin që ka pësuar qyteti në këto vitet e fundit.

“Ne jemi dy popuj miq. E vlerësoj punën që ju bëni këtu në Shqipëri, dhe vlerësoj edhe shqiptarët që janë në vendin tonë. Sot janë më shumë se 700 mijë, dhe janë plotësisht të integruar. Për ne janë vëllezër të vërtetë. Unë di edhe për punën tuaj këtu në Tiranë, është një punë shumë e rëndësishme, profesionale, dhe urime që këtë vit jeni Kryeqyteti Europian i Rinisë, falë edhe nismave të rëndësishme që realizoni. E di sesa e vështirë është të jesh kryebashkiaku i një qyteti dhe sidomos i kryeqytetit. E di sesa e bukur dhe e rëndësishme është gjithashtu të jesh kryebashkiak i një kryeqyteti. Urime! Nuk ka dyshim që për ne Tirana është një nga kryeqytetet evropiane. Është shumë e vlerësuar dhe i ftoj të gjithë që të vizitojnë Tiranën gjatë këtyre festimeve. Jo më kot Tirana arriti të marrë titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë”, u shpreh Fico.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...