24.2 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Eliona Shkreli: PD e bashkuar dhe gati për fitore më 11 maj, Benet Beci përfaqëson krimin dhe korrupsionin

 

Shkodër – Kryetarja e komanduar e Partisë Demokratike në Shkodër, Eliona Shkreli, ka prezantuar kandidatët për deputetë të qarkut, në prani të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Në fjalën e saj, Shkreli akuzoi kryebashkiakun Benet Beci dhe Partinë Socialiste për lidhje me krimin dhe korrupsionin, duke theksuar se më 11 maj PD do të shënojë një fitore të thellë në këtë qark.

“PD ka kaluar sfida të mëdha, por sot jemi të bashkuar dhe gati për fitoren. Ne kemi një listë fituese, me njerëz që i kanë shërbyer komunitetit dhe i kanë qëndruar pranë qytetarëve. Ndërsa Benet Beci është kryebashkiaku i krimit, i bandave dhe i parave të drogës,” – deklaroi Shkreli.

Ajo theksoi se braktisja e Shkodrës nga Beci në mes të mandatit për ambiciet e tij personale është një akt i papranueshëm, që qytetarët do ta ndëshkojnë në zgjedhje.

“Kurrë më parë në Shkodër nuk ka ndodhur që një kryebashkiak të lërë qytetarët për interesat e tij politike. Më 11 maj, shkodranët do të dëshmojnë se kush është shumica e vërtetë dhe do të refuzojnë një pushtet të korruptuar,” – tha ajo.

Shkreli u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për Partinë Demokratike dhe koalicionin për “Shqipërinë Madhështore”, si alternativa e vetme për një të ardhme më të mirë dhe rikthimin e vlerave demokratike në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....