5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të mbyllet”/ Rama: “Në prill paga minimale bëhet 40 mijë lekë”

Nga data 1 Prill paga minimale si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat do të jetë 40 mijë lekë.

Në kuadër të kësaj nisme kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me sipërmarrës të sektorit privat, ndërsa shtoi se rritja e pagës nuk bëhet për fushatë zgjedhore.

“Sipërmarrja nuk mund të largohet nga Shqipëria, edhe pse punonjësit mund të largohen nëse janë të pakënaqur me pagat. Dilema është të rrojë apo të vdesë. Por është një dilemë e thjeshtë, të rrojë duke mbështetur punonjësit që edhe ata të rrojnë. Epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të mbyllet. E zhvillojmë këtë dialog kundër shfrytëzimit të punonjësve. Nga që e dinë se s’do fitojnë, ofrojnë nënë dhe babë. Në prill paga minimale bëhet 40 mijë lekë. Kjo nuk ka lidhje me fushatën.

Nuk kemi nevojë të rrisim pagat për të ftuar zgjedhjet. Është koha për ti dhënë bashkë një shtysë. Pagat reale në Shqipëri janë më të larta se sa deklarohen. Avenir Kika e ka frikë ligjin si tiranas që është. Ai nuk ka pagë 40 mijë lekë të reja në sektorin e ndërtimit, se janë gënjeshtra. Sipërmarrësit kujtojnë se ia hedhin shtetit. Duke i marrë punonjësve sigurinë shëndetësore dhe për vilën e 6 mendojnë se do e kenë të sigurt të ardhmen, pror jo se do ngelen pa punonjës. Punonjësit kanë nevoje që të ndihen të sigurt dhe për vetën dhe familjen. Nga ana tjetër është e pamundur që krahasimi të bëhet me pagat e Gjermanisë.”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...