29.7 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Ersekë – Përplasja për stallën e fermerit kthehet në çështje penale

Ndërsa IKMT po kryen aksione në veri për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, në jug të vendit një konflikt i ngjashëm ka shpërthyer në Ersekë, ku kryebashkiaku Erion Isai (i njohur në zonë si “Çuçka”) ka paralajmëruar prishjen e një stalle bagëtish të fermerit Elodjan Beqo.

Sipas Beqos, objekti është ndërtuar para vitit 2020 në tokën e tij të hipotekuar dhe prej vitit 2021 është në proces legalizimi. Ai pretendon se ka të gjitha dokumentet dhe paguan rregullisht taksat e fermës.

Megjithatë, bashkia i ka dërguar një njoftim zyrtar për prishjen e objektit ditën e hënë, më 28 korrik, në orën 11:00, në zonën e quajtur “Pyllëzimi i Ersekës”.

Fermeri ka depozituar një kallëzim penal në prokurori ndaj kryebashkiakut për “Shpërdorim detyre”, “Mbajtje pa të drejtë të titujve” dhe “Kryerje veprimesh arbitrare”, duke akuzuar Isain se ka anashkaluar procedurat ligjore dhe ka marrë në dorë kompetencat e IMT-së.

Nga ana tjetër, bashkia argumenton se objekti është i paligjshëm dhe duhet shembur. Ngjarja ka ndezur debate në qytetin juglindor për mënyrën se si po veprohet ndaj ndërtimeve të fermerëve, ndërkohë që çështja i është referuar prokurorisë për hetim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 10 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një mundësi e re mund të shfaqet papritur, ndaj tregohuni të gatshëm të veproni. Në dashuri, komunikimi...

Parashikimi I motit, e Hënë, 10 Gusht 2026

0
Për 10 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i nxehtë veror, me kthjellime dhe diell në pjesën më të madhe të vendit....

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...