15.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

Ervin Salianji: “Nuk jam pas përfundimit të procesit të numërimit, as i gëzuar e sa i lumtur por jam mirënjohes për votat e mbëshetjen…

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Ervin Salianji në një deklaratë për mediat në përfundim të procesit të numërimit të votave që i dhanë 6 mandate deputetësh PS-së dhe 5 PD-së, nuk e fshehu faktin që nuk ishte i lumtur për këtë rezultat.

Por Salianji shprehu mirënjohej për mbështetjen e marrë nga qytetarët në këtë qark kur tha se PD ka marrë në këto zgjedhje një rikuperim të 7000 votave.

Ervin Salianji: Nuk jam pas përfundimit të procesit të numërimit, as i gëzuar e sa i lumtur por jam mirënjohes për votat e mbëshetjen masive të të rinjve në qark të cilët në një klimë represioni, presioni nga shpërdoruesit e pushtetit që paguhet me taksat e qytetarëve në Korçë duke përdorur edhe elementë të policisë së shtetit, të shit blerjes së votave, e cdo forme tjetër të intimidimit me mbështetjen kemi rikuperuar më shumë se 7000 vota në qytetin e Korçës.

Kemi arritur një rezultat të jashtzakonshëm, do të donim më shumë, kemi bërë përpjekje për të arritur rezultatin më të mirë, jemi brenda pritshmërive dhe përtej pritshmërive që kishim vendosur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT