13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Eurodeputeti bullgar nga Pusteci: “Shqipëria, ndër vendet më të avancuara drejt BE-së”

Eurodeputeti bullgar Andrei Kovaçeviç, njëherësh kryetar i Komisionit Parlamentar të BE-së për Anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, ka vlerësuar nga Pusteci përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi ynë ndodhet ndër më të avancuarit në rajon për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

“Procesi i integrimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të dyja palët — për Bashkimin Europian dhe për vendet kandidate. Në këtë situatë të ndërlikuar gjeopolitike, duhet të pranojmë sa më shpejt të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor,” tha Kovaçeviç gjatë një deklarate për mediat, raporton gazetarja Daniela Zisi për Klan News.

Eurodeputeti theksoi se çdo vend vlerësohet sipas meritave të veta, por në këtë kuadër Shqipëria dhe Mali i Zi janë më përpara në rrugën drejt BE-së, falë reformave të ndërmarra dhe angazhimit të institucioneve.

“Shpresa jonë është që në vitet e ardhshme të mund t’u urojmë mirëseardhjen si anëtarë të plotë të Bashkimit Europian disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Unë shpresoj që ndër to të jetë edhe Shqipëria,” u shpreh ai.

Kovaçeviç ndaloi edhe te marrëdhëniet rajonale, duke bërë thirrje për tejkalimin e ndasive historike dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit:

“Ballkani duhet të kapërcejë atë që ndoshta në të kaluarën na ka ndarë dhe sot të investojmë vetëm në marrëdhënie të mira fqinjësore, në lidhje infrastrukturore, ekonomike e tregtare.”

Ai theksoi se bashkëpunimi arsimor dhe kulturor mes të rinjve të Ballkanit duhet të zgjerohet, ndërsa kufijtë të bëhen sa më simbolikë, si në zonën Schengen.

“Kjo është plotësisht e realizueshme. Kjo varet nga vetë ju. Shqipërinë e konsideroj një nga shoqëritë më pro-evropiane dhe euroatlantike në rajon,” përfundoi Kovaçeviç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...