33.4 C
Tiranë
Saturday, September 5, 2026

“Kur e don dikë, nuk e rreh”: Reagimi i ashpër i Julianës pas intervistës së Feros

Pas publikimit të intervistës së shumëpërfolur të reperit Fero në podcastin e Arbanës Osmanit, rrjetet sociale janë përfshirë nga reagime të shumta. Në intervistë, artisti foli për herë të parë pas një kohe të gjatë për ndarjen nga Arbenita Ismajli dhe për akuzat e dhunës ndaj saj, të cilat i mohoi kategorikisht.

“Unë nuk e kam dhunuar kurrë. E kam dashur shumë, por nuk jemi për njëri-tjetrin,” tha Fero, duke shtuar se ka ende respekt për ish-bashkëshorten, si nëna e vajzës së tyre.

Por menjëherë pas intervistës, reagimi më i fortë erdhi nga Juliana Nura, e cila publikoi një mesazh të drejtpërdrejtë në Instastory, duke dënuar çdo formë dhune ndaj grave.

“Kur e don dikë, nuk e rraf atë o magar, e krejt ju magarë tjerë që e abuzoni gruan/femrën tuaj,” – shkroi ajo, duke ndarë edhe një pjesë nga intervista e reperit.

Deklarata e Julianës është bërë virale në rrjet, me shumë ndjekës që kanë mbështetur qëndrimin e saj të prerë kundër dhunës dhe kanë vlerësuar guximin për të folur hapur në një debat që vazhdon të ngjallë shumë reagime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...