26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Europa përballet me vështirësi për furnizimin me gaz të lëngshëm, Moska djeg 10 mln dollarë gaz çdo ditë dhe e hedh në det

Në një kohë që Europa po përballet me vështirësi përsa i përket furnizimit me gaz të lëngshëm, për shkak të ndërprerjes së furnizimit nga Rusia, kjo e fundit po e shpërdoron. Sipas The Times, Rusia po djeg gazin e lëngshëm në kufirin e saj me Europën, duke shkaktuar ndotje mjedisore. Vlerësohet se sasia e gazit që digjet dhe hidhet në det çdo ditë, kap vlerën e 10 milionë dollarëve.

Ekspertët të cilët kanë monitoruar një objekt pranë kufirit me Finlandën, thonë se impianti Portovaya po e shpërdoron gazin e lëngshëm dhe po e hedhin në det. Shkencëtarët janë të alarmuar për nivelet e blozës dhe dioksidit të karbonit që po gjeneron djegia, të cilat ata thanë se mund të përshpejtojnë shkrirjen e akullit të Arktikut.

Kostot mjedisore dhe financiare po rriten çdo ditë pasi djegia nga uzina e Portovayas çliron ekuivalentin e 9,000 tonëve dioksid karboni (CO2) në ditë. Ndërsa është e zakonshme që objektet e gazit ose naftës të djegin një pjesë të karburantit të tepërt të tyre për arsye sigurie ose teknike, analiza nga Rstad Energy tregon se sasi shumë më të mëdha – rreth 4.34 milion metra kub gaz – po “flaken” në Rusi.

Qytetarët finlandezë mbi kufi vunë re se diçka po ndodhte kur panë një flakë të madhe në horizont këtë verë. Që nga qershori, studiuesit kanë vërejtur gjithashtu një rritje të konsiderueshme të nxehtësisë që buron nga objekti.

“Unë kurrë nuk kam parë një fabrikë LNG të djegë kaq shumë,” tha Dr Jessica Mçarty, një eksperte për të dhënat satelitore nga Universiteti i Miami në Ohio. “Duke filluar nga qershori, ne pamë këtë kulm të madh dhe thjesht nuk u largua”.

Portovaya është afër një stacioni kompresori në fillimin e gazsjellësit Nord Stream 1, i cili transporton gaz nën det në Gjermani. Kompania shtetërore ruse Gazprom, e cila drejton Nord Stream 1 dhe gjithashtu zotëron uzinën në Portovaya, ka ulur përgjithmonë kapacitetin e tubacionit në 20 për qind këtë verë në vazhdën e sanksioneve të Bashkimit Evropian për pushtimin rus të Ukrainës .

Rusët kanë thënë se çështjet teknike janë arsyeja e racionimit. Por Gjermania argumenton se është një veprim taktik për të ushtruar presion mbi qeveritë e BE-së dhe për të rritur koston e jetesës. Të hënën Gazprom tha se po ndalonte furnizimet për të paktën tre ditë mirëmbajtje këtë javë. Vonesa ka bërë që çmimet e gazit natyror të rriten me më shumë se 80 për qind këtë muaj, me implikime për konsumatorët në të gjithë kontinentin, përfshirë në Britani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...