8.5 C
Tiranë
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Evis Kushi interpelancë për Maturën Shtetërore 2022: Më 15 korrik nxënësit do të kenë në dorë diplomat

Gjatë interpelancës për Maturën Shtetërore në parlament, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi bëri një analizë të Maturës Shtetërore 2021, si dhe nënvizoi masat e marra për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2022.

Reagimet e vitit të kaluar për provimin e matematikës dhe pakënaqësia e maturanteve çuan në reflektimin e menjëhershëm të ministrisë, e cila me ekspertë, mësues dhe maturantë bënë një analizë e shpejtë dhe pas vlerësimit të shqetësimeve për të gjitha testet, si dhe duke marrë parasysh edhe vështirësitë e pandemisë, me vendim unanim të Komiteti i Maturës Shtetërore u vendos për uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.

Kushi theksoi se pavarësisht problematikave dhe sfidave më të cilat u përballën, kalueshmëria në të gjitha lëndët ishte shumë e lartë, mbi 98%.

Ajo shtoi se aplikimi i metodës së korrigjimit të pyetjeve me alternativa nëpërmjet sistemit elektronik eliminoi gabimet njerëzore, si dhe shkurtoi kohën dhe rritjen e cilësisë së korrigjimit.

Që prej muajit shtator, Komiteti i Maturës Shtetërore (KOMSH), i cili përfaqësohet nga MAS, DPAP me mësues, përfaqësues nga ZVA-të, ASCAP, QSHA, RASH, arsimi publik, etj. ka punuar në mënyrë intensive për Rregulloren e vitit 2022, e cila u prezantua në muajin shkurt gjatë një takimi me maturantë nga i gjithë vendi.

Ministrja tha se risi për këtë vit është se procesi i vlerësimit të testeve do të mbikëqyret edhe nga grupe pune të ngritura nga MAS, duke garantuar cilësi më të lartë vlerësimi.

Së bashku me QSHA, edhe në javët në vazhdim do të organizohen takime informuese, ndërgjegjësuese, këshilluese, me maturantë por edhe mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore, për të garantuar që rregullorja të njihet dhe zbatohet siç duhet.

“Edhe unë njësoj si ju mendoj që nuk duhet të kujtohemi pas provimeve të maturës por duhet të bëjmë takime për të bërë analiza. Që jo vetëm ne por edhe institucionet arsimore duhet të identifikojnë problematikat dhe të reflektojnë për masat në lidhje me këto probleme.

Analiza që ne bëmë në nivel kombëtar u pasua nga analizat në çdo zyrë arsimore por edhe për çdo lëndë.

Në mënyrë që eshte mësuesit të marrin masat e duhura që të reflektojnë problematikat e caktuara nga viti i kaluar. Janë aplikuar alternativat e mësimit të kombinuar.

Jemi përpjekur t’i qëndrojmë sa më pranë maturantëve. Ne për maturantët shkollën nuk e kemi mbyllur asnjë moment. Morëm masa që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike.

Për herë të parë vitin kaluar u zhvilluan trajnime me mësuesit e letërsisë dhe matematikës. Përgatitëm teste.

Kemi vendosur që hartimi i pyetjeve të bëhet në kushte të larta sigurie. Përzgjedhja e testit përfundimtar do bëhet me metodën e Koepsit.

Mësuesit do jenë të zgjedhur në një proces transparent. Proceci i hartimit të testeve do të mbikëqyret nga Ministria e Arsimit.

Edhe vlerësimi i testeve do bëhet jo vetëm me cilësi të lartë por edhe në një kohë të shkurtër. Kemi vendosur dy data si afat.

Brenda datës 5 korrik do i kenë diplomat në dorë maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit. Ndërsa më 15 korrik është afati i fundit për të gjithë maturantët”, tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT