27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Britania e Madhe sanksionon oligarkun rus, i ngrijnë gjithë pasurinë

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka sanksionuar oligarkun rus Roman Abramovich, duke ngrirë asetet e tij, duke përfshirë klubin anglez të futbollit në Premier League, Chelsea.

Në një deklaratë të enjten, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se Abramovich ka “ngrirë pasuritë e tij, një ndalim të transaksioneve me individë dhe biznese në Mbretërinë e Bashkuar, një ndalim udhëtimi dhe sanksione transporti të vendosura”.

Abramovich dhe aleati i Putinit, Igor Sechin, janë midis shtatë oligarkëve dhe politikanëve që do të shtohen në listën e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar.

Sanksionet vlerësohet të jenë rreth 20 miliardë dollarë (15 miliardë £), tha qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Shtatë oligarkë dhe politikanë të tjerë po i shtohen listës së sanksioneve, duke përfshirë:

Roman Abramovich, pronar i Chelsea FC dhe ka aksione në gjigantin e çelikut Evraz dhe Norilsk Nickel
Oleg Deripaska, i cili ka aksione në En+ Group
Igor Sechin, shefi ekzekutiv i Rosneft
Andrey Kostin, kryetar i bankës VTB
Alexei Miller, CEO i kompanisë energjetike Gazprom
Nikolai Tokarev, president i kompanisë ruse të gazsjellësit Transneft
Dmitri Lebedev, kryetar i bordit të drejtorëve të Bankës Rossiya

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...