4.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

“Falsifikuan rezultatet” – 19 të ndaluar në Prizren për manipulim të votave në Suharekë, 72 persona merren ne pyetje

Prokuroria Themelore në Prizren ka intervistuar 72 persona të dyshuar për manipulim të votave në Suharekë, ndërsa 19 prej tyre janë ndaluar për 48 orë, raporton zyra për media e institucionit.

Sipas njoftimit zyrtar, të ndaluarit janë kryesues komisionesh, dhe dyshohet se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Pas autorizimit nga Prokuroria dhe në kuadër të këtij hetimi, janë intervistuar 72 të dyshuar. 19 prej tyre pas intervistimit në polici, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Falsifikimi i rezultateve të votimit’,” thuhet në njoftim.

Prokuroria ka theksuar se brenda afateve ligjore do të vlerësojë caktimin e masave për sigurimin e prezencës së të pandehurve gjatë procedurës.

Veprimet e Prokurorisë ndodhin pas rinumërimit të votave, i cili ka konstatuar manipulime në rezultatet e kandidatëve për deputetë brenda partive. Hetimet vazhdojnë, ndërsa qindra komisionerë nga disa qytete të Kosovës janë intervistuar dhe një pjesë e tyre janë ndaluar nga organet e rendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 29 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të planifikuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes me vendimet impulsive në marrëdhënie. ♉ Demi Kërkohet qetësi dhe durim....

Parashikimi I motit, e Diel, 29 Mars 2026

0
Më 29 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore dhe kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe...

Rama: “Po përgatitemi për zgjedhjet e 2027, organizimi është a-ja, pagat dhe pensionet rriten...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm dhe...

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën...

“Mbylle gojën ose të nxjerr vetë jashtë” – Elisa Spiropali, sherri që tronditi mbledhjen...

0
Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e...