24.7 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Ndahet nga jeta efektivi i policisë Eduart Biba, humbi kontrollin e mjetit pas arresti kardiak në autostradën Tiranë–Durrës

Një ngjarje e rëndë është shënuar në autostradën “Tiranë–Durrës”, ku ka ndërruar jetë efektivi i Policisë së Shtetit, Eduart Biba, 45 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Biba ka pësuar një arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit, duke humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme.

45-vjeçari, me origjinë nga Kodër Rrësheni, mbante detyrën e Shefit të Seksionit të Krimeve në DVP Durrës, ku jetonte prej disa kohësh me familjen e tij. Gjatë karrierës, ai ka shërbyer edhe në Policinë e Lezhës dhe Mirditës, duke u vlerësuar nga kolegët për profesionalizmin dhe përkushtimin në detyrë.

Lajmi i ndarjes së tij të parakohshme nga jeta ka shkaktuar tronditje të thellë te familjarët, miqtë dhe kolegët, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe respekt për figurën e tij si oficer policie dhe si njeri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...