11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Fati i presidentit të Iranit mbetet enigmë, ja çfarë ndodh në rast se Raisi ka ndërruar jetë

Vëmendja e të gjitha mediave botërore është kthyer sot në Iran, ku helikopteri me të cilin udhëtonin presidenti dhe ministri i Jashtëm ka pësuar një aksident. Nën frikën për fatet e liderëve të vendit, ngrihet pikëpyetja se çfarë do të ndodhë në rast se presidenti Raisi ka ndërruar jetë.

Komisioni Evropian ka aktivizuar shërbimin e tij të hartës satelitore për të ndihmuar në kërkimin e presidentit të Iranit. Komisioneri i menaxhimit të krizave, Janez Lenarcic, njoftoi në X se shërbimi po aktivizohet “për të mbështetur kërkimet pas aksidentit të helikopterit”, pas një kërkese për ndihmë nga Irani. Shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave të Komisionit Evropian Copernicus ofron produkte hartash bazuar në imazhet satelitore.

Sipas ligjeve iraniane, në rast se presidenti ndërron jetë, postin e tij e merr zëvendëspresidenti i parë, i cili tani është Mohammad Mokhber. Marrja e detyrës do të bëhej pas miratimit të liderit suprem. Kreu i shtetit është lideri suprem Ali Khamenei dhe presidenti konsiderohet kreu i qeverisë, i dyti në komandë. Në rast të ndërrimit të jetës së presidentit, zëvendëspresidenti i parë do të jetë në detyrë dhe në 50 ditët e ardhshme vendi duhet të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur një president të ri.

Aktualisht, ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur ende në vendin e rrëzimit të helikopterit. Ali Bahadori Jahromi ka deklaruar se ende nuk ka asnjë përditësim për gjendjen e presidentit iranian dhe ministrit të jashtëm, Hossein Amirabdollahian, për shkak të kushteve të vështira dhe të ndërlikuara në vendin e aksidentit.

Ai theksoi se është e drejta e popullit dhe e medias të jenë në dijeni të lajmeve më të fundit për aksidentin e helikopterit dhe kërkoi durim dhe besim në grupet e ndihmës që po punojnë në terren.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...