Në një ceremoni solemne në Pallatin e Kongreseve, po zhvillohen nderimet e fundit për ish-kryeministrin dhe liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Në kuadër të homazheve, Nano është nderuar me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, duke vlerësuar kontributin e tij të gjatë në jetën politike dhe shoqërore të Shqipërisë.
Ngjarja ka mbledhur përfaqësues të lartë të politikës, qytetarë dhe familjarë, të cilët kanë dhënë lamtumirën e fundit njërit prej figurave më të njohura të tranzicionit shqiptar.
Fatos Nano shërbeu disa herë si kryeministër dhe udhëhoqi Partinë Socialiste për 14 vjet, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme në politikën dhe diplomacinë shqiptare.






