14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Ferdinand Xhaferri tërhiqet nga Primaret e Partisë Demokratike, i quan “Çereknare”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, ka vendosur të heqë dorë nga procesi i primareve të partisë, duke e cilësuar këtë proces si të manipuluar dhe jo të vërtetë. Ai ka theksuar se, megjithëse anëtarësia do të ftohet për të marrë pjesë në primare, fjalën e fundit për zgjedhjen e kandidatëve do ta ketë Sali Berisha.

“Do ftohet anëtarësia e partisë dhe nuk do të zgjedhë, thjesht do bëjë një pakt emrat që do futen te zyra e Berishës dhe në fund do t’i zgjedhë ai emrat. Këto nuk do të ishin primare, por çereknare,” tha Xhaferri.

Ai gjithashtu shtoi se, më parë, Berisha ka shpallur drejtuesit politik pa u konsultuar me asnjë nga anëtarët, duke përdorur vetëm një kriter: besnikërinë ndaj tij. Xhaferri e konsideron këtë një proces të gabuar dhe ka shprehur shqetësim për mënyrën si po zhvillohet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...