8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Fero vazhdon garën për kujdestarinë e vajzës: Konflikti me Arbenita Ismajlin vazhdon

Pasi shpalli se kishte marrë kujdestarinë e vajzës së tij, Nina, për një vit, reperi Fero u pa së fundmi duke kaluar kohë me të bijën. Megjithatë, avokatja e Arbenita Ismajlit, Blinera Osmani, në një prononcim për “Telegrafin”, ka theksuar se kujdestaria e vajzës nuk i është marrë klientës së saj. Ajo ka shpjeguar se vendimi për mbrojtjen emergjente të kërkuar nga Fero është kundërshtuar, dhe aktualisht nuk ka një vendim të prerë për këtë çështje.

Ende nuk i është marrë kujdestaria klientes time, sepse vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente nga babai i vajzës është kundërshtuar. Derisa të kemi një vendim të prerë, nuk e konsiderojmë që kujdestaria e vajzës është marrë,” tha Osmani. Ajo gjithashtu përmendi se kundërshtimi ndaj kërkesës së Feronit është dërguar në gjykatë, dhe tani presin një përgjigje.

Fero ka shprehur publikisht ndjenjat e tij të depresionit, duke thënë se gjendja e tij emocionale është rënduar pasi nuk kishte pasur mundësi të takohej me vajzën për një periudhë të gjatë. Pas këtyre deklaratave, ai e ndau hidhërimin e tij në rrjetet sociale, duke shprehur se ndjehej i shkatërruar nga situata.

Një njeri kur është i shkatërruar, di një mijë rrugë për të rindërtuar veten dhe po ashtu një mijë mënyra për të shkatërruar dikë tjetër,” shkroi ai në Instagram. Fero gjithashtu kritikoi vendimet që po merren për vajzën e tij pas ndarjes nga Arbenita, duke thënë se nuk respektohen dhe se ai nuk po informohet për lëvizjet e saj.

Ajo udhëton në vende të ndryshme pa lejen time dhe pa më informuar. Më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të,” tha ai, duke u drejtuar prokurorisë me një apel për ndihmë.

Duke theksuar se ndodhet në një gjendje të rënduar emocionale, ai pyeti se çfarë mund të ndodhte nëse ai nuk do të ishte në gjendje të kontrollonte emocionet e tij. Fero theksoi se nuk mund të fliste hapur për situatën e tij për shkak të frikës se prokuroria mund të hakmerrej dhe t’i hiqte edhe ato pak mundësi që kishte për të takuar vajzën.

Disa javë më parë, Fero dhe Arbenita kaluan një ndarje të tensionuar, e cila përfshinte akuza për dhunë. Pas një incidenti në banesën e çiftit, ku Fero u akuzua për goditje dhe kërcënime ndaj modeles, ai u vendos në paraburgim për 30 ditë. Të dy palët po përballen me një situatë të ndërlikuar ligjore, ndërsa konflikti për kujdestarinë e vajzës vazhdon të jetë një çështje e nxehtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...