23.5 C
Tiranë
Monday, April 13, 2026
spot_img

Fier/ Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë për kultivim dhe shitje kanabisi

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë për kultivim dhe shitje kanabisi në Fier. Gjatë operacionit policor të koduar “Connections” ranë në pranga Ilir Hoxha dhe Geraldo Hoxha.

Policia asgjësoi bimë narkotike të kultivuara, heroinë, cannabis dhe një armë gjahu të cilën e mbanin pa leje.

Gjatë kontrolleve në banesën e tyre, në fshatin Mbyet, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe cannabis sativa, të ndara në rreth 90 doza të gatshme për shitje, si dhe një armë gjahu që posedohej pa leje.

Në vijim, gjatë kontrolleve në afërsi të banesës, u gjetën të kultivuara 40 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e meritonte finalen”, Edisa Demollari komenton Brikenën dhe Mateon: “E kanë lojë”

0
Në rubrikën “Trotuar” në emisionin E Diell, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka komentuar marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos, si dhe...

Vlorë/ 5-vjeçari bie nga ballkoni i banesës, humb jetën në spital

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë 5-vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga...

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...