30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Nuk e meritonte finalen”, Edisa Demollari komenton Brikenën dhe Mateon: “E kanë lojë”

Në rubrikën “Trotuar” në emisionin E Diell, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka komentuar marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos, si dhe aludimet që e përfshijnë edhe atë.

Demollari u shpreh kritike për rrugëtimin e një prej banorëve drejt finales, duke theksuar se nuk e konsideron të drejtë promovimin e sjelljeve që, sipas saj, cenojnë figurën e një vajze në publik. “Unë si vajzë, nuk do doja kurrë që një djalë që përmend të shkuarën e një vajze në publik të shkojë në finale,” deklaroi ajo.

Duke komentuar dinamikën mes Brikenës dhe Mateos, ajo la të kuptohet se gjithçka mund të ketë qenë pjesë e një strategjie loje. “Mendoj që ata e kanë lojë, një lojë që është luajtur bukur,” u shpreh Demollari.

Ajo shtoi se disa prej situatave brenda shtëpisë i kishte parashikuar më herët, duke i cilësuar zhvillimet si të pritshme. Ndërkohë, Demollari mohoi kategorikisht çdo lidhje me Mateon, duke theksuar se nuk kanë njohje jashtë formatit.

Në lidhje me akuzat për xhelozi, ajo i cilësoi të pabaza, ndërsa në fund dha edhe një vlerësim personal, duke e konsideruar Mateon “një djalë të mirë”, por duke nënvizuar rëndësinë e karakterit përtej pamjes fizike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...