32.6 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Fjalë zemre nga Donnarumma për Milanin/ “Për tetë vjet e mbajta këtë fanellë me krenari, kam jetuar vite të jashtëzakonshme që nuk do t’i harroj kurrë”

Edhe pse nuk është zyrtarizuar te klubi i ri, që do të jetë PSG, Gigi Donnarumma përshëndet dhe thotë fjalë zemre për Milanin, ekipin e rriti dhe e bëri më të mirin e Evropianit.

Postimi nga Donnarumma

“Disa zgjedhje janë të vështira, por ato janë pjesë e rritjes së një burri. Arrita te Milan kur isha pak më shumë se fëmijë, për tetë vjet e mbajta këtë fanellë me krenari.

Ne luftuam, vuajtëm, fituam, qamë, gëzuam, së bashku me shokët e skuadrës, trajnerët e mi, të gjithë lojtarët që kanë qenë dhe janë pjesë e klubit, së bashku me tifozët tanë të cilët janë pjesë integrale dhe kanë qenë një familje për shumë vite.

Me fanellën e kuqezinjve kam arritje të rëndësishme personale, siç është debutimi në moshën 16 vjeç në Serie A. Kam jetuar vite të jashtëzakonshme që nuk do t’i harroj kurrë.

Tani ka ardhur koha për të thënë lamtumirë, një zgjedhje që nuk ishte e lehtë, dhe sigurisht një postim nuk është i mjaftueshëm për ta shpjeguar, ose ndoshta as nuk mund të shpjegohet sepse ndjenjat më të thella vështirë se mund të përkthehen me fjalë.

Ajo që mund të them është se ndonjëherë është e drejtë të zgjedhësh të ndryshosh, të përballesh me sfida të ndryshme, të rritesh, të plotësosh veten.

Të gjithë kuqezinjtë që takova, nga e para në ditën e fundit, do të mbeten gjithmonë në zemrën time si një pjesë e rëndësishme, vërtet themelore e rrugës së jetës që më bëri atë që jam.

I uroj Milanit të gjitha sukseset e mundshme dhe e bëj me zemër, për afeksionin që më lidh me këto ngjyra, një ndjenjë që distanca dhe koha nuk mund ta fshijnë” – shkroi në Instagram, Donnarumma.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...