26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Fjolla Morina flet për periudhën më të vështirë të jetës: “Nuk kam dashur as të jetoj më”

Këngëtarja Fjolla Morina ka rikthyer vëmendjen me një rrëfim emocional, ku ndau detaje për periudhën më të vështirë të jetës së saj. Në një intervistë televizive, ajo foli për ndarjen nga biznesmeni Fisnik Syla dhe përballjen me dënimin e saj pas arrestimit me armë në pikën kufitare të Morinës, ngjarje që e çuan në një gjendje të rënduar psikologjike.

Duke kujtuar sfidat e asaj periudhe, Fjolla tha: “Ka qenë periudha më e vështirë e jetës sime. Kam qenë në një pikë ku nuk kam dashur as të jetoj më.” Ajo pranoi se këto ngjarje e çuan drejt depresionit, duke i lënduar rëndë edhe ata që e rrethojnë.

E sinqertë në fjalët e saj, Fjolla nuk fshehu mllefin ndaj personit që, sipas saj, ishte shkaktar i këtyre vuajtjeve. “Kam kaluar në depresion për një plehrë. Ai nuk është krijesë, është njeri pa ndjenja,” u shpreh ajo me tone të ashpra.

Këngëtarja pohoi se këtë person nuk do ta falë kurrë për dhimbjen e shkaktuar dhe shtoi: “Do t’i kisha dhënë gjithçka për të mos e njohur kurrë.”

Pavarësisht sfidave, Fjolla tregoi se pas shumë peripecish ia ka dalë të rimëkëmbet dhe ta shohë jetën me një forcë të re: “Jam bërë më e fortë pas kësaj periudhe.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...