6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

“Flamuri evropian i ëndrrave që do të ngremë, barrën më të madhe të detyrimeve e vë mbi qeverinë që unë drejtoj”, shprehet Rama

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE-së, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria nuk do të jetë mburoja e askujt, sidomos në raport me krimin.

Ai tha se ky është një moment për ta çuar qeverisjen në një shkallë tjetër dhe se barra më e madhe e detyrimeve bie mbi qeverinë e tij tashmë.

“Të jeni të bindur se sa kohë që do të jem unë këtu, qeveri nuk do të bëhet kurrë mburoja e asnjë subjekti të punës suaj dhe ju nuk do të ndiheni vetëm në luftën kudër krimit të organizuar. Ngritja e flamurit të Be-së do të thotë ngritja e frymë kritike dhe qeverisjes në një shkallë të re. Kjo frazë e re kërkon një mbrojtje të re të gazetarëve si zëdhënës publik dhe prandaj do të angazhohemi që të përsosim gabimet tona dhe të angazhohemi që të zgjidhim hallet e mëdha të tyre. Flamuri evropian i ëndrrave që do të ngremë, barrën më të madhe të detyrimeve e vë mbi qeverinë që unë drejtoj, prandaj edhe më shumë sesa të gjithë të tjerët ne mund të jemi edhe probleme, por edhe zgjidhja për të gjithë. Prandaj na takon të jemi zgjidhja”, tha Rama.

Rama shtoi se tashmë kërkohet një nivel i ri marrëdhënies me opozitën, por theksoi se opozita ndodhet në një hendek të madh dhe gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së

“Do të kisha dashur shumë që sot të ishte këtu dhe opozita, pasi jo gjithçka që është arritur në këtë vulë të gjatë mban vulën e palës sonë, pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. Por sot opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e Bashkimit Evropian që nga minimi i demokracisë dhe korrupsioni dhe një pjesë tjetër e cila nuk është damkosur, por edhe po i ftove nuk vijnë se kanë frika nga e para”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Uji me rrush të thatë, një aleat i tretjes dhe i shëndetit të mëlçisë

0
Rrushi i thatë nuk është vetëm një ëmbëlsirë natyrale, por edhe një burim i pasur antioksidantësh dhe flavonoidesh që mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë funksionin...

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...