26.4 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Detaje të tjera vijojnë të dalin në dritë nga masakra në Fushë Krujë, ja levizjet e viktimave para se të bëhej atentati

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga masakra në Fushë Krujë, ku e ekzekutuan me breshëri plumbash tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, e më pas u dogjën brenda makinës.

Të tre viktimat kanë drekuar së bashku në Fushë Krujë, para se të shkonin te një servis në zonën e Tapizës, ku kishin çuar makinën për ta rregulluar. Pas drekës, ata kanë lënë makinën e tyre aty dhe kanë shkuar te servisi me një makinë tjetër, shoqëruar nga një mik i tyre, ku kanë qëndruar rreth 30 minuta.

Punonjësi i servisit iu ka thënë viktimave se nuk kishte mbaruar punën me makinën dhe se i duhej edhe ca kohë për ta riparuar. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, punonjësi i servisit është shprehur se: “Kanë ardhur dhe janë interesuar për makinën. Unë ju kërkova më shumë kohë dhe ata u larguan”.

Kështu, që të tre janë rikthyer sërish në Fushë Krujë, te vendi ku kanë drekuar, kanë marrë makinën e tyre tip “Passat” dhe janë larguar, drejt mbikalimit, aty ku janë gjendur përballë breshërisë së plumbave. Qëndrimi i viktimave te servisi në zonën e Tapizës është edhe momenti i fundit ku ata shfaqen në kamerat e sigurisë.

Lidhur me këtë, prokuroria ka dyshime të forta që Brilant Martinaj të jetë tradhtuar nga ndonjë person, ndaj dhe po heton jo vetëm punonjësin e servisit, por edhe një person tjetër, i njohur nga organi i akuzës, që mund të ketë pasur dijeni për ngjarjen.
Gjithashtu, një tjetër provë, që mund të ndihmojë grupin hetimor në zbardhjen e masakrës, është edhe njëra nga armët e gjetura në vendngjarje, e cila rezulton të jetë e modifikuar, ndaj dhe ekspertët po hetojnë të gjejnë se ku mund të jetë modifikuar arma, gjë që mund të çojë në gjurmët e autorëve.

Ekzistojnë dyshimet e forta që personi që i ka shoqëruar me makinë drejt servisit mund të ketë dhënë informacion, pasi në vendngjarje viktimat nuk kanë bërë asnjë manovër, as shpejtësi, as shenja frenimi, as përplasje, thjesht janë gjendur përpara breshërisë së plumba.

Ndërkohë, nga kontrollet e kryera në Nikël, menjëherë pas masakrës së trefishtë, RENEA ka verifikuar se pjesa më e madhe të personave të shoqëruar, të cilët janë me rekorde kriminale, rezultojnë të jenë jashtë vendit, sipas të dhënave të sistemit TIMS.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...