10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Flet babai i 3-vjeçarit që humbi jetën : “Është e pavërtetë që djali ka folur, të shihen kamerat”

Flet babai i 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes te dentisti.

Gjendja e gruas është e rënduar. Është lehonë, se djali i vogël është 2 muajsh. Brian i kishte vënë dhe emrin. Kërkoj të drejtën që ai doktor mos të ekzistojë më. Nuk mund ta quaj më mjek, as atë as stafin që ka atje. Shqetësimi ishte mbidoza e narkozës.

Pse vendosët ta dërgonit te kjo klinikë?
Duke marrë miratimin e edhe shumë të tjerëve, se mbahej si dentisti anestezist. Djali kishte për mbushje dhe pastrime. Nuk kam qenë kurrë për konsultë. Kam shkuar personalisht me gjithë të dhënat dhe i kam treguar për problemin. Djali im për herë të parë në klinikë shkeli në 28 tetor, ditë të tjerë nuk ka qenë.

A ka pasur djali probleme me zemrën?
Djali ka bërë një operacion para dy vitesh në zemër. Kam diskutuar dhe me doktorin. Kam marrë dhe një konsultë, një vërtetim nga kardio-pediatri, nga Albert Kroja, që ndiqte Brianin, që thoshte; Briani nuk vuan nga zemra, të bëhet ndërhyrja. Ia thashë doktorit për ndërhyrjen. Më tha nuk ka asnjë problem. Ia kisha dërguar dokumentin më parë.

Çfarë vendosët të bënit në datën 28 për djalin?
E çova për pastrim dhëmballe dhe disa mbushje. Në kohën që ky vazhdonte me ndërhyrjen, duke e pyetur disa herë, ai thoshte; po i pastrojmë gurëzat. I kam thënë nëse është mënyra që t’i bëjmë me seanca.

Me kë shkuat?
Me nusen, gjyshin dhe kunatin. Djali ishte i qetë. Nuk kishte bërë asnjë kurim në gojë, për infeksion. Analizat i bënim çdo 6 muaj. Analizat i bëri atje në datë 28 shtator. Ia ka bërë analizat në çast. Tha; analizat janë në rregull, do vazhdojmë procedurën. E kam pasur komunikimin me mjekun, Roland Xhaxhon, dhe Ina Xhaxhon, dentisten. Ai më tha se do të zgjaste 2 orë e gjysmë ndërhyrja dhe deri në 1 orë dalja e anestezisë, anestezi të gjeneruar dhe jo totale. U fut në 10 të mëngjesit, 10 pa 5 diçka e tillë, qëndruam gati 2 orë pa folur. Pyeta represionin, te dera disa herë. Procesi tha ishte në rregull. Rreth orës 3 ose 3 e gjysmë doli doktoresha tha se procesi vazhdon në rregull. Kërkuam doktorin personalisht. Në orën 7 ka dalë djali nga klinika. Ne në dhomë kemi hyrë rreth orës 6, ka hyrë nusja. Kur kemi dalë, djali nuk ishte i përmendur. Mjeku ka thënë që djali ka dalë duke qarë, djali ka dalë i përgjumur. E dyta, pjesa e pagesës se është shumë e rëndësishme, në fund më ka thënë për 14 dhëmbë. Pagesa u bë në fund, madje u pagua 300 euro në fillim për anestezinë. Anestezia pagesën e ka, 300 euro në fillim dhe për çdo orë 70 euro. Rreth 370 euro shtesë bëri. Mjekun e telefonova kur filloi t’i hipte temperatura, e kishte fillimisht 38.2, u bë limon i verdhë. Më pas i shkoi 39 e gjysmë. I dhashë vetëm algofrenin që i ka dhënë ai. Nuk ia uli dhe pastaj shkuam në spital që e futën në reanimacion. Është e pavërtetë që djali ka folur. Të shihen kamerat, sa ka qarë dhe të gjitha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...