22 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

FNSH kontrolle të befasishme në disa qytete, 3 të arrestuar

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me lëndë narkotike apo me armë zjarri.

Kontrollet u përqëndruan në të gjitha qarqet e vendit dhe gjatë tyre u angazhuan Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP-ve, si dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër ndërsa u arrestuan 3 persona pasi u kapën me armë.

Në Fushë-Kujë u prangosën Leonard Gjeli (Mamli, Noka) të cilit iu gjet pistoleta me mulli dhe fishek luftarak dhe Xhentil Çypi, drejtuesi i mjetit.

Ne Shkoder u kap dhe arrestua shtetasi Saed Muça.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të befasishme në të gjithë vendin, janë shoqëruar dhjetëra persona me precedentë kriminal për verifikim.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me lëndë narkotike apo me armë zjarri.

Kontrollet u përqëndruan në të gjitha qarqet e vendit dhe gjatë tyre u angazhuan Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP-ve, si dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër.

Sekuestrohen dy armë zjarri, një në Fushë Krujë dhe një në Shkodër, vihen në pranga 3 shtetas.

Kapet në Fushë Krujë një 38-vjeçar me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtes pa leje, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak. Në pranga edhe një 33-vjeçar që transportonte personin që kishte armë zjarri me vete.

Gjithashtu, kapet në Shkodër një 33-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak, me automjet.

Dhjetëra persona me precedentë kriminal u shoqëruan në ambientet e DVP-ve dhe të Komisariateve në varësi, për verifikim.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane dhe akset rrugore nacionale dhe ato kryesore rurale, me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike, përgjatë orëve të vona të mbrëmjses së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në të gjitha qarqet e vendit, u organizuan kontrolle në lëvizje, ku u pëfshinë focat operacionale të DVP-ve , Shqiponjat dhe FNSH-të.

Si rezultat i kontrolleve në Fushë Krujë, nga Forcat Operacionale të DVP-Durrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe FNSH Tiranë, u kapën në flagrancë shtetasit :

– Leonard Gjeli alias L. M. alias L. N., 38 vjec, banues në Kurbin dhe Xh. Ç., 28 vjec, banues në Luz, Fushë Krujë.

Këta shtetas qarkullonin me një mjet tip “Audi” nga Luzi për në qendër të Fushë Krujës, me drejtues shtetasin XH. Ç. dhe pasagjer shtetasi Leonard Gjeli alias L. M. alias L. N.
Në momentin e ndalimit, këta shtetas kanë tentuar të largohen me automjet por janë neutralizuar nga ndërhyrja me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë.

Gjatë kontrollit të shtetasit Leonard Gjeli alias L. M. alias L. N., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Po gjatë operacionit, në Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe ato Operacionale të Shkodrës, me mbështetjen e FNSH-së, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

– S. M., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe municon luftarak, në automjet.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të befasishme në të gjithë vendin, janë shoqëruar dhjetëra persona me precedentë kriminal për verifikim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...