18.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Forbes publikon listën e miliardëve në botë, ja kush kryeson listën dhe lë pas emra të famshëm

Pak ditë më parë, revista e famshme Forbes ka publikuar listën e përditësuar të miliarderëve të botës.

Në krye të kësaj liste, me 223,1 miliardë dollarë, qëndron Bernard Arnault, i cili ka lënë pas, madje me një diferencë të madhe, emra që prej vitesh kanë qenë në krye të listës së Forbes duke ndërruar shpesh vendin me njëri-tjetrin.

Megjithatë, tashmë Elon Musk, e sheh veten 37 miliardë dollarë larg nga vendi i parë, edhe pse renditet i dyti. I treti renditet Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, por me një diferencë të madhe.

Aktualisht, pasuria e tij llogaritet në 125,1 milionë dollarë, shumë larg nga vendi i parë apo edhe nga Musk që është i dyti. Një ndër personat më të zëshëm është Billa Gates, pasuria e të cilit vlerësohet në 109,9 miliardë dollarë, por ai mban vendin e pestë.

Por kush është Bernard Arnault?

Ai ka në zotërim grupin e produkteve dhe shërbimeve të luksit LVMH Moet Hennessy, është pronar i shtëpive të modës Louis Vuitton, Chanel, Fendi dhe Christian Dior, si dhe i mbi 70 bizneseve të tjera të bizhuterive, parfumeve e kozmetikës, apo edhe shërbimeve të hotelerisë, duke pasur një portofol shumë të diversifikuar.

Kështu, njeriu në krye të konglomeratit më të madh të luksit kanë një gjurmë të pashlyeshme në industrinë e modës dhe ka shkruar histori me sukseset e tij.

Bernard Arnault lindi në Roubaix më 5 mars 1949. Arnault u diplomua në Institut Supérieur de Commerce në Neuilly, ku studioi inxhinieri ekonomike. Karriera e tij nisi në kompaninë e babait të tij, Jean Leon Arnault. Më vonë, ai bleu Christian Dior në vitin 1985 dhe filloi të ndërtojë së bashku me Mark Jacobs brendin e ri, Dior Homme.

Në vitin 1987, ai krioi LVMH, një grup kompanish që përfshin disa nga markat më të njohura luksoze në botë, si Dior, Louis Vuitton, Fendi, Bulgari, Givenchy, Sephora. Në vitet 1990, Arnault u bë personi me të ardhura më të mëdha në Francë, duke bërë fushatën e tij për të bërë LVMH një lider botëror në tregun e produkteve luksore.

Ai është i njohur si një inovator në tregun e modës dhe ka bërë shumë për të ndërtuar një imazh të markës së tij si një simbol i elegancës dhe stilit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...