16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Forca ajrore ukrainase: “Fantazma e Kievit, është një legjendë me superheronj karakteri i të cilit u krijua nga vetë ukrainasit”

“Fantazma e Kievit” është një mit. Zyrtarët e Ukrainës e kanë pranuar më në fund përmes një postimi zyrtar këtë fundjavë në llogarinë e Twitterit.

“Informacioni për vdekjen e “Fantazmës së Kievit” është i pasaktë. #Fantazma e Kiveit është i gjallë, ai mishëron shpirtin kolektiv të pilotëve shumë të kualifikuar të Brigadës së Aviacionit Taktik, të cilët po mbrojnë me sukses Kiev-in si dhe gjithë vendin”, shkruhet në postimin zyrtar të Forcës Ajrore Ukrainase.

Javën e kaluar disa media prestigjoze përfshirë “The Times of London” pretenduan se e kishin identifikuar pilotin misterioz, legjendën e gjallë të forcës ajrore Ukrainase. Ai ishte një baba vetëm 29-vjeçar, që ishte vrarë së fundmi gjatë një betejë me forcat ruse. Por të shtunën datë 30 prill, ushtria ukrainase mohoi se piloti misterioz që jo pak kishte ngacmuar imagjinatën në këto dy muajt e fundit, të ekzistonte në realitet. Autoritetet ushtarake ukrainase pranuan të shtunën se nuk ekzistonte asnjë person të tillë.

Komanda e forcës ajrore shkruajti në facebook se “Fantazma e Kievit, është një legjende me superheronj, karakteri i të cilit u krijua nga vetë ukrainasit”. Piloti heroik, u tha se kishte rrëzuar mbi 40 avionë luftarakë rus në betejën e 13 marsit duke shkaktuar vdekjen e shumë forcave ruse shkruante “The Times of London”. Madje “Fantazmes së Kievit”, iu gjet dhe identiteti në artikull, sigurisht gjithçka ishte vetëm një aludim.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...