26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

“Për herë të parë, kishte dy ditë armëpushim të vërtetë në këtë territor”/ Ukraina pret evakuim të mëtejshëm të civilëve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit

Zyrtarët ukrainas thanë se presin që të hënën të evakuohen më shumë civilë nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha në një video-mesazh të dielën vonë se më shumë se 100 civilë u larguan të dielën dhe se ata do të mbërrijnë të hënën në Zaporizhia, rreth 200 kilometra larg Mariupolit.

Me rënien nën kontrollin e forcave ruse të pjesës tjetër të Mariupolit, qindra civilë dhe rreth 2000 trupa ukrainase, janë ngujuar në fabrikën e çelikut Azovstal. Përpjekjet e shumta të mëparshme për të evakuuar civilët dështuan dhe Ukraina akuzoi Rusinë për bombardimin e rrugëve të evakuimit.

“Për herë të parë, kishte dy ditë armëpushim të vërtetë në këtë territor”, tha presidenti Zelenskyy.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, e cilësoi situatën në Azovstal “një katastrofë të vërtetë humanitare” me njerëzit që përballen me mungesë të ushqimit, ujit dhe ilaçeve.

Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq kryen evakuimet e së dielës, duke e quajtur atë një “operacion kalimi të sigurt”.

Rreth 100,000 civilë të tjerë ukrainas mund të jenë ende në Mariupol, i ckili shtrihet në bregun verior të Detit Azov, pas një fushate dymujore bombardimesh që e kanë rrafshuar atë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila së bashku me gjashtë ligjvënës të tjerë demokratë zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar të shtunën në Kiev për t’u takuar me presidentin Zelenskyy, po zhvillon bisedime të hënën në Poloni me presidentin Andrzej Duda, ndërsa premton mbështetje për aleatët e NATO-s në përpjekjet e tyre për të mbështetur Ukrainën.

Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 5.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që kur Rusia sulmoi vendin në fund të shkurtit. Më shumë se 3 milionë prej tyre janë vendosur në Poloni. Rumania zë vendin e dytë me më shumë se 800,000 refugjatë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se zonja e parë Jill Biden, do të fillojë një udhëtim të enjten në Rumani dhe Sllovaki, që do të përfshijë takime me ukrainasit e zhvendosur pas agresionit rus. Zonja Biden do të takohet gjithashtu me punonjësit e ndihmës, familjet lokale që mbështesin refugjatët ukrainas dhe edukatorët që po ndihmojnë fëmijët ukrainas të vazhdojnë shkollimin.

VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...