27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Forcat ruse bombardojnë me raketa fabrikën në Ukrainë, të paktën 10 persona të vrarë dhe 15 të tjerë të plagosur

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë  janë plagosur pasi forcat ruse bombarduan një fabrikë në qytetin Avdiivka, në Ukrainën lindore.

Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i Donetsk, Pavlo kyrylenko.

Kyrylenko tha në një postim në mediat sociale se punëtorët po prisnin në stacionet e autobusëve jashtë fabrikës pas ndërrimit të turneve kur filloi bombardimi.

“Rusët e dinin saktësisht se kë po synonin”, shtoi ai.

Ndërkohë në Mariupol 200 civilë mbeten të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal.

Operacioni pesë-ditor për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga fabrika e çelikut u koordinua nga Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...