8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar/ Manja: ‘Shmangni çdo lloj influence’

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, së bashku me kryeprokurorin Olsian Çela dhe prokurorin e Posaçëm Altin Dumanin, prezantoi sot rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Posaçme (SPAK). Rekomandimet theksojnë forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësinë e prokurorëve, bashkëpunimin e institucioneve dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në prezantimin e rekomandimeve, Manja theksoi nevojën për garantimin e paanshmërisë dhe shmangien e ndikimeve ndaj prokurorëve gjatë hetimeve, si dhe rritjen e profesionalizmit të tyre përmes trajnimeve. Po ashtu, përforcimi i kontrollit dhe llogaridhënies së prokurorit është vlerësuar si prioritet.

Marrjen e masave procedurale dhe administrative për garantimin e paanshmërisë dhe shmangien e çdo lloj influence ose ndikimi ndaj prokurorit gjatë kryerjes së hetimeve; si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies së prokurorit.

Vijimin e masave për rritjen profesionale dhe organizimin e trajnimeve si për prokurorët ashtu dhe për oficerët e policisë gjyqësore, në përputhje me profilizimin e tyre sipas seksioneve brenda prokurorive, duke mbajtur në konsideratë edhe rekomandimet apo problematikat e konstatuara”, tha Manja.

“Rritjen e rasteve të përdorimit me efikasitet të teknikave proaktive të hetimit për aq sa është e mundur, vijimin e rritjes së numrit të personave të hetuar dhe të dërguar për gjykim për këto vepra penale, si dhe ndjekjen me vendosmëri të kërkimeve për dënimin e autorëve të këtyre veprave.

Rritjen e numrit të hetimeve të çështjeve të filluara kryesisht, rekomandim i përsëritur ndër vite (numri i të cilave vijon të jetë i ulët), me qëllim rritjen e rolit të prokurorit në drejtimin dhe kontrollin e hetimit”, tha Manja.

Në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Manja theksoi rritjen e numrit të procedimeve penale dhe çuarjen e hetimeve deri në fund për dënimin e autorëve. Një fokus i veçantë është vendosur në masat për evidentimin e veprave penale dhe përdorimin e teknikave proaktive të hetimit.

Gjithashtu, bashkëpunimi i SPAK dhe Prokurorisë me institucionet ligjzbatuese të vendeve të tjera është vlerësuar si një sfidë e rëndësishme, duke kërkuar intensifikimin e marrëdhënieve në nivel rajonal dhe ndërrajonal.

“Në kuadër të zhvillimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve në nivel rajonal dhe ndër rajonal, një nga rekomandimet kryesore për vitin 2024 mbështetet në forcimin e ndërveprimeve dhe komunikimeve me autoritetet hetimore dhe institucionet ligjzbatuese të vendeve të tjera.

Nxitja dhe konsolidimi i bashkëpunimit me organizma që veprojnë në fushën e drejtësisë, sikurse me Interpolin, Eurojustin, organet e prokurorisë së vendeve të tjera mbetet sfidë dhe kërkon angazhim dhe vullnet bindës nga ana e organit të prokurorisë për të përçuar më tej veprimet në ndjekjen, hetimin dhe/apo dërgimin në gjyq/ekstradimin të të gjithë autorëve të identifikuar se jetojnë dhe veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë”, tha Manja.

Kryeprokurori Olsian Çela theksoi rëndësinë e goditjes së çdo fenomeni kriminal dhe premtoi vazhdimin e përpjekjeve për të zbatuar rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë.

“Përgjatë viti 2023 ndjekja e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave qenë një element kyç i punës sonë. Prezantimi i këtyre rekomandimeve përbën prioritet për mënyrën se si organizojmë punën gjatë gjithë vitit, goditja ndaj çdo fenomeni kriminal është i domosdoshëm. Po me aq seriozit, me të njëjtin përkushtim, Prokuroria do vazhdojë të ndjekë të gjitha këto prioritete”, tha Çela.

Në fund të takimit, Manja u përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe shprehu mbështetjen e tij me kërkesën e Altin Dumanit për të drejtën e rikandidimit të prokurorëve të SPAK-ut, duke theksuar nevojën për konsensus në këtë çështje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...