34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Forumi europian/ Rama kritika BE-së: “Kosova nën regjimin barbar lëvizte lirshëm në Europë, me çlirimtarët është peng”

Kryeministri Edi Rama Rama i pranishëm në forumin europian në Austri nuk i ka kursyer sulmet ndaj BE-së sa i takon faktit se ende nuk janë liberalizuar vizat për Kosovën.

Sipas tij, gjatë kohës kur Kosova ishte nën regjimin e Millosheviçit, lëvizte lirshëm në BE, ndërsa sot që është çliruar nga BE, mbahet peng.

“Nuk është pozicion interesant, pasi ne duam të jemi dhe në BE. Po punojmë për këtë. Por sigurisht është një mënyrë për ta parë si interesante. Mënyra se si i kupton gjërat, është se kjo luftë po sfidon vetë themelet e shoqërive tona në anën perëndimore. Çështja e vërtetë nuk ka të bëjë me sa të zgjon lufta, se bombat të zgjojnë, por se sa rezistente mund të jetë perëndimi. Ti heqësh nga tryeza shampanjën dikujt që është mësuar të pijë atë, duket më e dhimbshme se sa ti marrësh nga tryeza dikujt që nuk është mësuar ta hajë atë. Çështja është rezistenca.

Ju cekët pak në hyrjen tuaj, se si emocionet dhe solidariteti i muajve të parë, duket se është më pak entuziast. Pasi jeta e përditshme nuk është e lehtë. Kjo do të sfidojë jo vetëm BE, por themelet. Nuk e shoh europën të ndryshojë në asnjë lloj mënyre. Në rregull më shumë solidaritet, më shumë takime, por Europa është e mirë për të bërë takime. Por çështja është se si vetë Europa po ndryshon. Nuk duket s epo ndryshim. Është incerci me një lufte ku nga një anë janë ruset, e nga një anë Ukraina dhe amerikanët që po japin mbështetje dhe Europa po bashkohet me këtë mbështetje. Nuk është diçka e tillë si Europa.

Kosova u çlirua nga fuqitë e mëdha, fuqitë demokratike nga një regjim barbar. Nën regjimin barbar ata mund të lëviznin lirisht në Europë. Me çlirimtarët janë peng. S’mund të lëvizin lirisht. Gjyshërit e fëmijëve që kanë lindur në Kosovën e lirë, dhe që janë në moshë madhore mund të shkonin në Gjermani, të vinin në Austri, fëmijët e tyre jo, se nuk ka liberalizim të vizave. Ç’është ky regjim? Për të hyrë në Ballkanin Perëndimor, duhet të hysh në BE. Ky realitet nuk trajtohet në mënyrën e duhur politikisht. Nga ana tjetër ka tensione, Mitrovica, jo Mitrovica..Askush se mendon; jepuni këtyre njerëzve lirinë të lëvizni. Le të ketë më shumë dialog konstruktiv. BE shndërrohet në një katedër e pafuqishme shtetesh.”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Putini shpreson që jemi të lodhur”, Zelensky mesazh të fortë në 35-vjetorin e pavarësisë...

0
Ukraina shënon sot 35-vjetorin e rivendosjes së pavarësisë, ndërsa Kievi ka pritur një sërë liderësh evropianë, të cilët kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas për...

33 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 6 vijojnë aktive – angazhohen 214...

0
Plot 33 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe...

Elbasan/ Dyshohet se joshte të mitur për takime, arrestohet 59-vjeçari

0
Një 59-vjeçar, banues në Elbasan, është arrestuar nga Policia gjatë fundjavës, pasi dyshohet se tentonte të krijonte kontakte me të mitur me qëllim kryerjen...

33 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 6 vijojnë aktive – angazhohen 214...

0
Plot 33 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe...

Zjarret në Dibër/ Izolohen vatrat në Dibër, Klos e Mat, aktive mbetet vetëm Ballenja...

0
Situata nga zjarret në Qarkun e Dibrës paraqitet më e qetë në nisje të kësaj jave. Vatrat që ishin aktive në Dibër, Klos dhe...