7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Foto/ Aksident i trefishtë në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ndërron jetë 40-vjeçarja, burri i saj në gjendje të rëndë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ku një 40-vjeçare, e identifikuar si Dhoksi Mango, ka humbur jetën pas një përplasjeje automobilash. Trupi i saj është dërguar në morgun e Tepelenës, ndërsa burri i saj, Ledian Ibrahimi, dhe dy persona të tjerë kanë pësuar gërvishtje të lehta dhe janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:45, kur automjeti i drejtuar nga shtetasi A. M. ka përplasur automjetin e drejtuar nga shtetasi L. M. Nga përplasja kanë rezultuar dëmtimet e rënda që i kanë shkaktuar humbjen e jetës 40-vjeçares, ndërsa dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer tjetër janë lënduar.

“Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.

Dhoksi Mango, një specialistja në zyrën e gjendjes civile në Njësinë Administrative Petran, në Përmet, ka lënë pas një djalë të vogël rreth 1 vjeç e gjysmë. Burri i saj, Ledian Ibrahimi, punonte në një shoqëri private sigurie si roje.

Policia është ende në vendngjarje duke vlerësuar dëmet dhe duke hetuar për të zbuluar shkakun e aksidentit të trefishtë. Ngjarja ka shkaktuar trishtim në komunitetin lokal dhe në familjen e të ndjerës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...