18.7 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Tragjedi në Vilë-Bashtovë: 75-vjeçare humb jetën nga dhuna fizike e djalit i cili vuante nga shëndeti mendor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vilë-Bashtovë të Rrogozhinës, ku 75-vjeçarja Ike Sokoli humbi jetën nga dhuna fizike e birit të saj 35-vjeçar, Ndriçim Sokoli, i cili vuante nga sëmundje mendore. Ngjarja, që fillimisht u raportua si vdekje natyrore, u kthye në një tragjedi pasi autopsia konstatoi shenjat e dhunës fizike.

Sipas informacioneve, djali i sëmurë mendor kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënes së tij, duke shkaktuar dëmtime që e sollën atë në humbje të jetës. Ndriçim Sokoli ka qenë i vetmi bashkëjetues i 75-vjeçares Ike Sokoli dhe ka përbërë një rrezik potencial për shëndetin dhe jetën e saj.

Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale. Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.

Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës’ Informoi sot policia.

Nipi i të ndjerës ka gjetur gjyshen e tij të vdekur më 10 shkurt dhe ka njoftuar policinë, duke shfaqur dyshime se ajo mund të ketë humbur jetën një ditë më parë. Autoritetet kanë filluar hetime të thelluara për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur se si mund të ketë ndodhur një tragjedi e tillë brenda familjes.

“Shtetasja I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se: Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale”,-njofton policia.

Ky rast kërkon rishikimin e problematikës sociale për familjet që jetojnë me persona me aftësi të kufizuara mendore, duke theksuar nevojën për mbështetje dhe ndihmë në situata të tilla, për të parandaluar rreziqe të tilla dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e anëtarëve të këtyre familjeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...