10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Foto/ Briseida Cakerri, kandidate për deputete në Rajonin 3, në terren me qytetarët dhe bizneset

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Rajonin 3, Briseida Cakerri, zhvilloi sot një ditë intensive takimesh në terren, ku vizitoi lagje të ndryshme dhe biznese në bulevardin “Ismail Qemali” dhe rrugën “Hajredin Haxhiraj”.

Gjatë këtyre takimeve, ajo bashkëbisedoi me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve për çështjet që i shqetësojnë, sfidat e përditshme dhe idetë për përmirësimin e jetës në komunitet.

“Dialogu me qytetarët është thelbësor për të ndërtuar politika të ndershme, të dobishme dhe të qëndrueshme për të gjithë. Angazhimi ynë është i përditshëm, në terren, pranë njerëzve,” tha Cakerri pas takimeve.

Kandidatja e PS-së u prit me interes në zonat e vizituara, ndërsa fushata në Rajonin 3 vijon me ritme të larta dhe përkushtim të plotë nga strukturat socialiste.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...