34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Qeveria e Giorgia Melonit miraton dekretin e ri të sigurisë: protestuesit përleshen me policinë në Romë

Qeveria e krahut të djathtë në Itali, e drejtuar nga kryeministrja Giorgia Meloni, ka miratuar të premten një projekt-ligj të ri sigurie, që sjell ashpërsim të ndjeshëm të masave ndëshkuese dhe më shumë mbrojtje ligjore për forcat e rendit.

Dekreti, i cili ndryshon një projektligj që debatohej prej më shumë se një viti në parlament, u aprovua në Këshillin e Ministrave dhe parashikon:
• Rritje të dënimeve për sulmet ndaj policisë dhe ushtrisë
• Mbrojtje më të fortë ligjore për efektivët e forcave të sigurisë
• Dëbim të shpejtë të pushtuesve të paligjshëm të pronave
• Dënime më të rënda për mashtrimet ndaj të moshuarve dhe për vjedhje në transportin publik
• Kamera trupore për oficerët e rendit
• Ndalime të përjetshme nga shërbimet publike për ata që përdorin dhunë ndaj punëtorëve të transportit
• Deri në 2 vjet burg për protestuesit që bllokojnë rrugët

“Ne premtuam një Itali më të sigurt dhe po e mbajmë këtë premtim. Qeveria do të vazhdojë të punojë me vendosmëri në këtë rrugë,” shkroi Meloni në rrjetin X (ish-Twitter).

Megjithatë, kritikat nga opozita dhe shoqëria civile nuk kanë munguar. Francesco Boccia nga Partia Demokratike (PD) e quajti dekretin një akt të “populizmit ndëshkues”, ndërsa aktivistët e klimës dhe grupet për të drejtat civile e kanë kundërshtuar fuqishëm.

Protesta në Romë u shoqërua me përplasje me policinë, pranë zonës së Panteonit, ku protestuesit u përpoqën të marshonin drejt kryeministrisë. Forcat e sigurisë ngritën barrikada dhe ndërhynë me shkopinj për të shpërndarë turmën. Dy efektivë policie mbetën të plagosur nga përleshjet me protestuesit që hodhën shishe në drejtim të tyre. Protestat vijuan në disa pjesë të kryeqytetit.

Projektligji pritet të kalojë për votim në Dhomën e Ulët dhe Senat përpara se të bëhet ligj. Ai konsiderohet një pikë kyçe e agjendës së djathtë konservatore të Melonit për rritjen e kontrollit dhe forcimit të rendit në Itali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...