21.2 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Foto/ Ja kush janë 5 personat që dhunuan 11 vjeçaren në Kosovë, rrjeti po i cilëson si mostra

Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri…këto janë 5 djemtë të cilët akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me 11-vjeçaren në Prishtinë të Kosovës.

Fotot e tyre kanë nisur të postohen nga shumë persona në rrjetet sociale duke u cilësuar nga opinion publik si “monstra”, teksa sot në 2 kryeqytetet shqiptare, Prishtinë e Tiranë do të zhvillohen protesta që të kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar. Në Prishtinë protesta do të mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti”, e ndërsa në Tiranë në orën 18.30 në në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi. Në një zonë, 26-vjeçari ndaloi makinën në një tjetër vend dhe kreu marrëdhënie seksuale me të miturën. Në dëshminë që ka dhënë vetë ajo në polici, ka treguar se ishte në park kur iu afruan 3 persona duke e ngacmuar me fjalë. Ndonëse pretendon se nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vijuar rrugën e saj, njëri i është afruar dhe e ka prekur.

E mitura është dërguar në një qendër strehimore, ndërsa raportohet se deri më tani dy persona, shtetas kosovarë janë arrestuar si autorë të dyshuar. Mësohet se Ekrem Rexhepi ka qenë i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e rëndë”, “Vjedhja e pyllit” dhe “Dhuna në familje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...