27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Fotografët nxjerrin ‘zbuluar’ bisedat në celularin e Tabakut, Veliaj: Po a keni cipë, të fala shefe Desadës

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka paraqitur në komisionin hetimor për inceneratorët disa pamje ku shihen bisedat në celularin e kryetares Jorida Tabaku, e cila duket se bisedon me shefen e PR në PD Desada Metaj.

Tabaku ka kërkuar menjëherë nga kryetarja e Kuvendit që të urdhërojë Gardën të marrë masa për kamerat e Kuvendit që të mos lexohen celularët dhe mesazhet që shkëmbejnë deputetet.

Por burime bëjnë me dije se fotot që Veliaj i kishte printuar janë bërë nga një fotograf në Kuvend, pasi janë të një cilësie të lartë.

Debatet:

Veliaj: Më fal po ju paskeni lënë nam ndërkohë që kemi qenë në seancë, suflerët ju cojnë pyetje si të më pengoni? Paska dal në gjithë portalet po mirë o keni cipë?

Tabaku: S’e kuptova

Veliaj: Nuk është për Belindin.

Tabaku: Keni marrë kamerat e Kuvendit?

Veliaj: Kamerat i keni live ju.

Tabaku: Kamerat që po xhirojnë celularët e deputetëve? Këtë s’po kuptoj.

Veliaj: Belind s’e kam për ty se shtëpia e lirisë është në rregull.

Tabaku: Keni marrë kamerat e Kuvendit për celularët? I bëj thirrje kryetarës së Kuvendit te marrë masa Garda menjëherë për kamerat e Kuvendit që lexojnë celularët e deputetëve në komision, turp.

Veliaj: Kjo që bëni e turpshme, e bën vetëm një pjesë e opozitës mos u shqetëso. Zëdhënësja ju jep, Desada është shoqja jonë po keni lënë nam.

Tabaku: Keni marrë kamerat e Kuvendit, e turpshme.

Veliaj: Po goc Samiu dhe ti çon pyetjet Desada? Po s’ke turp?

Tabaku: Jam krenare që jam shoqe e Desadës, dhe thotë se ju bën të fala, e ndaj jush do të ngrihet një padi për shkelje të privatësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...