29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Franca fiton supersfidën e grupit F ndaj Gjermanisë/ Një autogol vendos fatin e ndeshjes

Franca ka arritur të fitojë supersfidën e grupit F ndaj Gjermanisë në “Allianz Stadium” me shifrat 1-0. Ishte autogoli i Mats Hummels në minutën e 20, që vendosi fatin e kësaj sfide, me vendasit, që tentuan barazimin në gjithë ndeshjen, por mungesa e saktësisë vendosi shumë.

Ndeshja nisi e barabartë, me Francën si gjithmonë më të tërhequr, por gati për të shfrytëzuar kundërsulmin me yjet Mbappe, Griezmann e Benzema. Megjithatë, goli i avantazhit erdhi në një mënyrë, që askush nuk e priste, me autogol të Hummels, që u mundua të shmangte rrezikun e Mbappe, por dështoi tërësisht.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes, Gjermania krijoi volum të lartë dhe u mundua të gjejë rrjetën, por gabimet në finalizim të sulmuesve të Low, ndikuan shumë. Gnabry kishte dy raste të mira, mes disave të Panzerave. Ndërkohë, edhe Franca kishte disa raste, mes tyre dy gola të anuluar të Mbappe, që ishte tjetër nivel sot.

VAR dhe fati nuk deshën që të ndryshonin shifrat dhe tri pikët shkojnë në adresë të Francës, pavarësisht dominimit dhe përpjekjeve të Gjermanisë. Kampionët e Botës me këtë fitore mbajnë vendin e dytë në renditje, pas Portugalisë, që fitoi sot më shifrat 0-3 ndaj Hungarisë në “Puskas Arena”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...