24.8 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Franca formon qeveri të re pas riemërimit të kryeministrit Lecornu

Pas vetëm disa ditësh nga riemërimi, Sébastien Lecornu prezantoi kabinetin e ri qeveritar të Francës, një kabinet prej 34 ministrash që kombinon figura të njohura me emra të rinj, disa prej të cilëve pak të njohur për publikun.

Ministrat e rëndësishëm si Jean-Noël Barrot (Jashtëm), Roland Lescure (Ekonomi dhe Financë), Rachida Dati (Kulturë) dhe Gerald Darmanin (Drejtësi) ruajnë postet e tyre, ndërsa emra të rinj marrin drejtimin e ministrive kyçe: Catherine Vautrin në Mbrojtje, Laurent Nuñez në Brendshëm, Jean-Pierre Farandou në Punë dhe Monique Barbut në Mjedis.

Kabineti i ri vjen ndërsa Lecornu përballet me sfidën e uljes së deficitit buxhetor për vitin 2026 dhe me presionin politik për shkurtime shpenzimesh, taksimin e miliarderëve dhe pezullimin e reformës së pensioneve.

Kabineti i mëparshëm nuk mbijetoi më shumë se 14 orë, ndërsa Lecornu u emërua sërish më 10 tetor nga presidenti Emmanuel Macron, duke filluar kështu një fazë të re politike në Francë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...