18.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë bashkëbisedim me aktivistë e kritikë të qeverisë, Berisha i pranishëm

Fronti Për Shpëtimin e Shqipërisë organizon bashkëbisedimin e dytë me Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në orën 18:00 aktivistë, përfaqësues të grupeve të interesit dhe zëra kritikë, do të diskutojnë mbi bashkimin e kauzave të çdo segmenti të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në një kauzë të madhe të përbashkët, Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë i cili thërret bashkërisht Protestën e datës 7 Korrik.

“SHQIPËRIA NË RREZIK! Ç’DUHET TË BËJMË?!” është mesazhi i kësaj proteste.
Organizatori Altin Goxhaj shprehet para aktivitetit: “Përgjigja e pyetjes “Ç’duhet të bëjmë?!” ishte dakordësia që duhet të bashkohemi në një Front të përbashkët për Shpëtimin e Shqipërisë nga Axhenda e Rrënimit, Falimentimit dhe Shpopullimit dhe për këtë si aksion të parë rezistence të thërrasim bashkërisht me të gjitha forcat opozitare, shoqërinë civile, grupet e interesit, aktivistët dhe të gjithë qytetarët dhe zërat e fortë publik të angazhuar në kauzat komunitare që po i rezistojnë Regjimit, në një protestë masive në dt 7 Korrik 2022 ora 19:00″. 

Sipas tij, qëllimi i takimit është rakordimi me Kryetarin e PD, Sali Berisha për bashkimin e të gjitha kauzave në një kauzë të përbashkët “Për Shpëtim të Shqipërisë nga Axhenda e Regjimit për Rrënimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë me qëllim që për herë të parë pas kaq vjetësh më së fundi Qeveria të fillojë të ketë Frikë Popullin dhe jo më si deri tani Populli ka frikë Qeverinë! Takimi është i hapur dhe çdo kush zë aktiv apo aktivist qytetar dhe politik që mbron dhe adreson një kauzë, shqetësim publik, apo kërkon mbrojtjen e një të drejte të nëpërkëmbur ka rastin që të përfshihet në bashkimin e të gjitha kauzave si një puzle i madh që përfshin të gjithë kauzat! “SHQIPËRIA NË RREZIK #7Korrik””

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...