17.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

Vdekja e 50 emigrantëve në një në Tekasa/ Presidenti i Meksikës: “Varfëria dhe dëshpërimi ishin shkaktarët”

“Varfëria dhe dëshpërimi” ishin shkaktarë të vdekjes së të paktën 50 emigrantëve në një në Tekasa, ka deklaruar presidenti i Meksikës.

Andres Manuel Lopez Obrador fajësoi për ngjarjen e rëndë trafikimin dhe “mungesën e kontrollit” në kufi.

Dhjetra meksikanë, 7 guatemalanë dhe dy hondurasë ishin mes të vdekurve. Ata që u gjetën të gjallë, përfshirë katër fëmijë, u dërguan në spital.

Të mbijetuarit raportohet se ishin shumë të nxehtë në trup kur i prekje.

Në një konferencë për mediat, Lopez Obrador e konsideroi ngjarjen tragjedi të jashtëzakonshme dhe deklaroi se Meksika do riatdhesojë trupat e qytetarëve të saj.

“Ndodhi për shkak të varfërisë dhe dëshpërimit të vëllezërve tanë në Amerikën Qendrore dhe Meksikë. Kjo ndodh sepse ka trafikim njerëzish dhe mungesë kontrolli në kufi”, u shpreh ai.

Emigrantët u gjetën në periferi të qytetit të San Antonio, i cili është 250 km nga kufiri SHBA-Meksikë, një rrugë kryesore tranziti për kontrabandistët e njerëzve.

Trafikantët e qenieve njerëzore përdorin shpesh kamionë për të transportuar emigrantë pa dokumente.

Zyrtarët thanë se ngjarja e rëndë u zbulua nga një punonjës që kishte dëgjuar thirrje për ndihmë.

Automjeti, i cili ishte braktisur nga drejtuesi i tij, nuk kishte ajër të kondicionuar dhe nuk kishte ujë të pijshëm brenda.

Klima e San Antonios është jashtëzakonisht e nxehtë në muajt e verës, me temperaturat atje që arritën në 39.4C dhe dyshohet se viktimat kanë vdekur nga nxehtësia dhe dehidratimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 25 Maj 2026

0
♈ Dashi Ke shumë energji, por duhet ta kontrollosh impulsivitetin. Vepro me mendje të ftohtë. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Mos u përfshi në debate që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 25 Maj 2026

0
Më 25 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike të fundpranverës që në disa zona i...

Gjykata lë në burg Adnan Galicën | Avokati: ‘Vuan nga skizofrenia dhe epilepsia’ –...

0
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për 36-vjeçarin Adnan Galica, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik ku humbi jetën 62-vjeçari...

Rikthehet ‘ura’ e kokainës drejt Europës | Arrestimi i Ervin Matës në Brazil zbardh...

0
Arrestimi në Brazil i të dyshuarit shqiptar për trafik droge, Ervin Mata, ka rikthyer në fokus rolin në rritje të grupeve kriminale nga Ballkani...

Alibej rrëfen vrasjet: ‘Ishin në pritë, po qëllonin gjatë gjithë kohës…’ | Deklaratat e...

0
Erjon Alibej, i penduar i drejtësisë, ka dhënë dëshmi të detajuara lidhur me vrasjen e vëllezërve Haxhia, duke përshkruar momentet e ngjarjes dhe rolin...