13.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Ftesa e Berishës për socialistët, Spiropali: “Ke qenë monopoli i dhënies së lejeve për vrasje”

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD Sali Berisha, teksa ky i fundit hodhi akuza ndaj qeverisë.

Spiropali në fjalën e saj theksoi se të majtët nuk do ia harrojnë 1800 plumba që u gjetën në bulvard gjatë prottestës së 21 janarit.

“Një shprehje thotë se historia nuk përsëritet asnjëherë njësoj, njëherë si tragjedi dhe njëherë si komedi. Kjo që dëgjuam ishte për të qeshur se kur qeverisnit i bëntë njerëzit për të qarë. Të dëgjojmë këtë batare fjalësh nga hall ii një njeriu të vetëm. E gjithë opozita është marrë peng nga dy persona si ata grabitësit e bankës që mbajnë peng personelin në bankë për të shpëtuar paratë e tyre dhe për të siguruar aratinë. Nuk ndryshon hall ii tyre dhe këta i përgjigjen hallit dhe jo çështjeve. U ul në këtë anë të parlamentit dhe pretendoi se është përfaqësues i socialistëve, por socialistët kur shohin atë shohin një thesshqekësh, që i ka qëlluar drejtpërdrejtë, të rinj dhe të vjetër, burra dhe gra pa diskutim, 1800 plumba në bulevardin e Dëshmorët e Kombit, çfarë përfaqësimi për çfarë po flet.

Duke deklaruar Edi rama është armik patjetër këtë frymë do fusi. Patjetër u ngrit ajo zona në takim të tij dhe tha më jep leje për të vrarë Edi Ramën. Patjetër se ky ka qenë monopoli i dhënies së lejeve për të vrarë njerëz në këtë vend.

Mbani mend kur dilnim ne dhe flisnim për financimin rus të PD, ai thotë kërkoj një audit të plotë sepse ka ikur Luli bashkë me rublat ruse. Ky ishte i pari që vend më vend mbronte Lulin. Ky është i gatshëm të shpallë tradhtarë dhe heronj sa herë i duhet. Ka edhe ndonjë zonjë apo zotëri tjetër për të cilët nuk ka rëndësi fare koherenca politike. Luli i mirë, Luli i keq. Mendoni se me këto do fitoni ju besimin. Por njerëzit ju lexojnë. Nuk ka nevojë t’ju hakërojnë se jeni të lexuar”, tha Spiropali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...